E Diel, 1 Nëntor 2026

Qender e re per taksat ne Tirane. Bashkia 12 sportele ne nje zyre

Tashme taksapaguesit e qytetit te Tiranes nuk do te humbin kohe per te shlyer detyrimet e tyre. Bashkia e kryeqytetit ka ngritur qendren e zhvillimit te biznesit qe perfshine nje sere spotelesh qe kane qene te shperndara ne Tirane. Sipas kryebashkiakut, Edi Rama qëllimi i saj është që sherbimi ndaj qytetareve te jete sa me i shpejte.

"Nje hapesire teresisht europiane, me kushte njesoj si ne Europe per te mirepritur dhe mikpritur te gjithe ata qe paguajne detyrime si sipermarres ne Tirane, dhe te cileve u jemi mirenjohes per te gjitha kontributet e tyre sepse eshte fale taksave dhe detyrimeve te tjera te cdo qytetari qe kjo Tirane ndryshon dhe zbukurohet dita-dites", tha Rama.

Kjo qendër ndodhet ne godinen e rikonstruktuar te ish uzines mekanike. Ajo eshte e pajisur edhe me informacione te permbledhura per te sqaruar qytetaret mbi legjislacionin tatimor dhe 12 sportelet qe perfshihen tashme ne kete qender. Krahas ketij projekti, bashkia po pergatit nje projekt qe te gjithe tatimepaguesit te kene mundesi te paguajne online detyrimet e tyre.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›