E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendër strehimi dhe trajtimi për kafshët pa pronarë në Durrës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Në njësinë administrative Katund i Ri në Durrës po vijon puna për ndërtimin e qendrës së strehimit dhe trajtimit të kafshëve pa pronarë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako gjatë inspektimit të punimeve theksoi se “kjo qendër do të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike dhe do të garantojë kujdes e trajtim veterinar, si dhe kushte të përshtatshme për kafshët endacake”.

Sipas saj, qendra ofron ambiente qëndrimi, laboratorë analizash, sallë operacioni dhe hapësira shërbimi.

“Krahas trajtimit dhe mbrojtjes së kafshëve, projekti synon të mbështesë edhe rritjen e mundësive për adoptim”, tha Sako.

Pas përfundimit të punimeve, kjo qendër do të jetë një nga strukturat e dedikuara për trajtimin e kafshëve endacake, duke ofruar shërbime veterinare, ambiente strehimi dhe mbështetje për procesin e adoptimit.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›