Kreu i PS-se publikon ne blogun e tij kartoline urimi nudo
Edi Rama ka zgjedhur këtë portret të pazakontë për të uruar festat e Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur kreu i PS-së, ka dërguar kartolina për të uruar miqtë, personalitetet, kolegët, gazetarët apo edhe qytetarët këtë fundvit ai ka publikuar edhe ne blogun e tij në internet këtë kartolinë. Portreti “Le violion d’Ingres” është vepër artistike e Man Ray, e realizuar në vitin 1924 dhe ka qenë revolucion për atë kohë. Nuk ka asnjë sqarim përse Rama ka zgjedhur pikërisht këtë vepër nudo, për të uruar këdo që klikon tëk blogu, edirama.al. Ajo çka paraqitet në portret nuk duket se ka asnjë pikë të përbashkët me një urim të festave të fundvitit. Babagjyshi i Vitit të Ri, pema e Krishtlindjeve është zëvendësuar me këtë portret. Ndërkohe kreu i PS-së, përveç kartolinës ka shpërndarë edhe nga një zarf të posaçëm për çdo deputetët ku ndodhej Fjalori Politik i Oksfordit.