Mijera emigrante per festat e fundvitit
Mijëra emigrantë shqiptarë kanë kaluar kufirin këto ditë për të festuar në vendin e tyre. Fluksi i dy-tre ditëve më parë ka rënë, dhe kalimi në pikat doganore po realizohen normalisht, ndonëse numri i atyre që po vijnë në Shqipëri është ende mjaft i lartë. Sipas njoftimeve nga korrespondentet në pikën e kalimit kufitarë kanë hyrë 4538 persona dhe 1288 mjete. Ndërkohë që po nga kjo pikë kufitare janë larguar për festat e fundivitit në drejtim të Greqisë 2100 persona dhe 456 mjete. Në Kakavijë pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë 4700 persona dhe 1430 mjete ndërsa kanë dalë 1800 persona. Fluksi më i madh paraqitet në portin e Durrësit. Vetëm gjatë orëve të fundit në Durrës, kanë mbërritur 4 tragete me 3400 pasagjerë ndërsa pritet që të mbërrijnë edhe 4 tragete në port. Në këtë port pala shqiptare po punon me 32 sportele.