Shqipëri–Serbi, takim për nxitjen e bashkëpunimit eko
Përfaqësuesit e dhomave të tregtisë janë takuar sot për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes biznesit shqiptar dhe atij serb, në shumë sektorë të ekonomisë, e vecanërisht në projektet rajonale të energjisë.
TIRANE- Biznesi shqiptar dhe ai serb do të bashkëpunojnë në shumë sektorë të ekonomisë dhe vecanërisht në projektet rajonale energjetike. Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë së të dy vendeve janë takuar për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm. Ata kanë theksuar se ka ende hapësira të pashfrytëzuara në shumë fusha.
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë llogariten në rreth 90 milionë dollarë në vit, nivel shumë i ulët ky krahasuar me tregtinë me vendet e tjera të rajonit. Sipas përfaqësuesve serbë të biznesit, ekzistojnë mundësitë që tregtia me Shqipërinë të arrijë në rreth 200 milionë dollarë në vit. Për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, në fund të këtij muaji është parashikuar të zhvillohet në Beograd edhe forumi i biznesit Shqiptaro-Serb. (e.n/news24/Balkanweb)