E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndra e BE në Tiranë ekspozitë “Femra dhe kompromisi”

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të grave, Qëndra e Bashkimit Europian në Tiranë nën kujdesin e ambasdorit të BE-së, Ettore Sequi organizoi një ekspozitë me titull “Femra dhe kompromisi”. Aktiviteti kishte si qëllim respektimin e të drejtave të gruas, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Kreu i Seksionit të Politikave në BE Kliver Humbold, duke e konsideruar rolin e grave jetik në shoqëri, theksoi se respektimi i të drejtave të gruas, është një nga prioritetet e BE-së, njëherësh pjesë e detyrueshme e legjislacionit. Në këtë konteks ai theksoi se respektimi i të drejtës së gruas është një nga projektet kyç që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin në BE.

Të pranishme në këtë aktivitet ishin gra të agazhuara në fusha të ndryshme, politike, ekonomike, sociale në vend. Ekspozita përmbante fotografi të grave të përditshme, shoqëruar me historinë e tyre, gjë që është realizuar nga shoqata GIZ. Aktiviteti u përmbyll me koktej për të gjithë të pranishmet.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›