Tifozët kundër Benitez: Nuk e duam te Çelsi
TIRANE-Tifozët e Çelsit duan t’i bëjnë gjërat të qarta që tani, për të mos protestuar më pas. Lajmi se Roman Abramoviç është duke kërkuar të marrë Rafa Benitez, ka bërë që ata ta shprehin hapur pakënaqësinë e tyre. Spanjolli, që prej një viti është i papunë, hyn në listën e atyre që mund të marrin pankinën e bluve, por vetëm ideja që të shohin Benitez në stolin e Zhoze Murinjos, i ka xhindosur tifozët e Çelsit, të cilët, në ndeshjen ndaj Birmingamit, kanë patur një pankartë të madhe: “No Benitez at dhe Bridge” (“Jo Benitez në Stmford Bridge”). Ndërkohë, fakte të reja kanë dalë në dritë për largimin e Vilas Boas. Mbrojtësi Aleks ka treguar se “portugezi nuk tregoi respekt ndaj Frenk Lampard, duke e lënë në stol pa i dhënë asnjë shpjegim”. Fjalë që të bëjnë të kuptosh se nga ana e futbollistëve ka patur njëfarë reagimi kundër trajnerit 34-vjeçar. Gjithsesi, e ardhmja e Çelsit në këto momente duket e zymtë, megjithëse Abramoviç synon të marrë Pep Guardiolën, për të rregulluar njëherë e mirë çështjen e pankinës. Sa i përket ekipit, për t’u theksuar situata e Fernando Torres, autor i 5 golave në 50 ndeshje me Çelsin, me një përqindje prej një goli për 10 milionë stërlina. Edhe vetë spanjolli nuk është se po bën ndonjë gjë të madhe për të rritur këtë statistikë. Ndaj Birmingamit, ai fitoi një penallti kur rezultati ishte 2-0. Huan Mata i kërkoi ta godiste, por Torres i tha se nuk është ai gjuajtësi i penalltive dhe ia la shokut të skuadrës, që më pas e humbi.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)