Ashton: BE e angazhuar për barazi gjinore në botë
TIRANË- "Bashkimi Evropian rithekson angazhimin e vet për të promovuar barazinë gjinore dhe përparimin e grave në mbarë botën", deklaroi sot, Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian.
Në një deklaratë me rastin e 8 marsit, Ashton vlerëson se "mund të jemi krenarë për përparimin e konsiderueshëm të bërë deri tani, por kjo ditë na kujton se shumë punë kemi përpara për të arritur barazinë e vërtetë gjinore".
"Ndërkohë që gratë mbeten ende pak të përfaqësuara politikisht, Bashkimi Evropian është inkurajuar nga roli drejtues që ato kanë luajtur në Pranverën Arabe. Ne shpresojmë që gratë do të luajnë një rol thelbësor ndërsa këto vende vazhdojë tranzicionin e tyre politik", shprehet Ashton.
Sipas Ashton, BE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për grupet e grave në Mesdheun Jugor, ashtu siç bën në të gjithë botën, nëpërmjet projekteve të tilla si ai që lejoi gratë libiane të vëzhgonin zgjedhjet në Tunizi.
(el.me/BalkanWeb)