E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me murin e rrugës, vdes 42 vjeçari

Burime të policisë thanë se nje shtetas me banim në fshatin Balëz të rrethit të Elbasanit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benx” kur humbi kontrollin e drejtimit dhe u përplas per vdekje me murin anësor të rrugës 

ELBASAN-Një 42 vjeçar gjeti vdekjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Balëz-Elbasan. Burime të policisë thanë se shtetasi Nazmi Gjoni, 42 vjeç, me banim në fshatin Balëz të komunës Bradashesh të rrethit të Elbasanit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benx” veturë, me targë EL 3186 B, kur humbi kontrollin e drejtimit dhe u përplas me murin anësor të rrugës. Për pasojë drejtuesi I mjetit gjeti vdekjen e mënjershme. Policia po heton per zbardhjen e plotë të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›