E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Romëve në Sharrë në kushte të mjerueshme

TIRANE- Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale propozoi që në 7 godinat e kësaj qendre më parë ish-Repart Ushtarak të akomodohen dhe 37 familjet rome që prej vitesh jetonin në ish- truallin e Ndërrmarjes Artistike në rrugën e Kavajës.

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të Romëve në Sharrë është në një gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë kusht minimal jetese.

Por kjo qendër, aty ku momentalisht jetojnë tetë familje rome është në një gjendje të mjerueshme, të rënde dhe pa asnjë kusht minimal jetese.

Godinat pa izolim, pa dyer dhe dritare, pa ujë të pijshëm dhe drita, pa banjo dhe sistem kanalizimesh të ujrave të zeza janë e vetmja mundësi mbijetese e këtyre tetë familjeve.

Të papunë dhe pa ndihma ekonomike 28 banorët aktualë detyrohen të lypin dhe të mbledhin kanaçe rrugëve të Tiranës në mënyrë që të sigurojnë bukën e gojës.

Kur iu tregon se Ministria e Çeshtjeve Sociale ka propozuar që të sjellë aty dhe 37 familje të tjera, ata rrëfejnë se pa investime dhe krijim kushtesh është e pamundur që kjo qendër të përballojë një kapacitet të tillë të ardhurish. Përndryshe, thonë romët do të kthehet në një burim sëmundjesh infektive nga më të ndryshmet.

(spartakkoka/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›