Irak, sulm me bombë në kafene, 8 të vdekur nga një atentat kamikaz
BAGDAD- Një atentat kamikaz, që ndodhi sot në një kafe, në Balad, në veri të Bagdadit, shkaktoi të paktën tetë të vdekur, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Sulmi ndodhi në një kafene të mbushur me njerëz ku i plagosën rreth 24 veta.
"Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:30 lokale", theksuan burimet zyrtare irakiane.
Kohët e fundit, kryengritësit kanë shtuar sulmet, kryesisht gjatë muajit të Ramazanit. Mbi 800 persona kanë humbur jetën në Irak gjatë muajit të Ramazanit.
Ditën e shtunë, një seri atentatesh shkaktoi të paktën 70 të vdekur.
(d.b/BalkanWeb)