“Qendra gëlonte nga njerëzit”, gazetarja tregon detajet e zjarrit në Lushnjë: Qytetarët erdhën për të ndihmuar

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu ditën e djeshme një pallat 12-katësh në Lushnje dhe u deshën disa orë për të vënën nën kontroll situatën, fatmirësisht pa të lënduar.
Për të folur për ngjarjen në emisionin “7pa5” ishte gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, e cila mbrëmjën e djeshmen ishte në Lushnje, ku raportoi nga afër për situatën.
Ajo tregoi si qytetarët u treguan të gatshëm për të ndihmuar personat që ishin brenda ndërtesës, teksa shtoi se problem më i madh ishte tymi, si pasojë e të cilit u asfiksuan disa persona.
“Personat që kishin qenë brenda kishin arritur të evakuoheshin nga ekipi, nga RENEA, por edhe nga qytetarët dhe është për të vlërësuar. Dje ishte edhe dita e Krishtlindjes dhe kishin dalë vetëm për të ndihmuar. Dolën për çfarëdolloj ndihme, e lanë festën”, tha Cene.
“Qendra gëlonte nga njerëzit, disa kishin shkuar për të festuar disa për pazare, ishte një mbingarkesë e qendrës kur zjarri filloi të përhapej. Problem më pas ishte tymi, që shkaktoi edhe 42 të asfiksuar, fatmirësisht asnjë të lënduar, asnjë të djegur. Që mbrëmë, dy nga fëmijët që ishin ndër 42 personat, e lanë spitalin. Ishin tre fëmijë, 13 dhe 14 vjeç e lanë që mbrëmë spitalin, 7 vjeçarja është në gjendje të mirë. 8 ishin nga forcat zjarrfikëse”, tregoi gazetarja.
Ajo bëri me dije gjithashtu se mungesa e shkallëve e bëri të vështirë evakuimin e njerëzve, teksa fasada e ndërtesës bëri më të lehtë përhapjen e flakëve.
“Mungonin shkallët që e bënin të vështirë për të ndërhyrë, kur unë arrita të gjithë personat arritën të dilnin. Edhe pozicionimi i godinës ishte i vështirë, ka ndikuar edhe fasada e jashtme, polisteroli. Kjo si lëndë e mundëson edhe më shumë përhapjen e flakëve”, tha Cene, teksa tregoi edhe për herën e dyrë që zjarri u aktivizua.
“Ndodhi ajo që nuk pritej. Ishte një vatër zjarri që ishte në katin e tretë të godinës, këtë gjë ministri Balla e paralajmëroi sepse nuk pritej. Nuk kishte më zjarr, por as tym. Rreth orës 20:00-21:00 flaka shpërtheu në përmasa shumë të mëdha, fatmirësisëht arriti të vihej plotësisht në kontroll”, tha Cene. /vizionplus.tv