E Martë, 3 Nëntor 2026

Qendrat e emigrantëve hapen më 1 Gusht, nënsekretari italian e Shtetit vizitoi kampet në Shëngjin dhe Gjadër

Nënsekretari italian i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano gjatë një vizite në Shqipëri, inspektoi nga afër përfundimin e punimeve në dy qendrat e emigratëve në Shëngjin dhe Gjadër. Në njoftimin e Këshillit të Ministrave të qeverisë italiane, bëhet e ditur se puna vazhdon dhe është në një fazë të avancuar për krijimin e dy qendrave të pritjes së emigrantëve të paligjshëm. 

Zyrtari italian Alfredo Mantovano deklaroi se duke filluar nga 1 gushti, në dy qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin do të vijnë emigrantët e parë, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane më 6 nëntor 2023. “Ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë përputhshmërinë e plotë me planin dhe vlefshmërinë e këtij modeli të ri për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, të cilin vendet e tjera evropiane, kryesisht Gjermania, po e ndjekin me interes” u shpreh Mantovano. 

Qeveria italiane në një njoftim zyrtar për vizitën e zyrtarit të lartë shpreht se është konfirmuar respektimi i plotë i afateve, ashtu siç e deklaroi edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri më 5 qershor. 

Marrëveshja e nënshkruar mes dhe Italisë  parashikon zbarkimin e 36 mijë emigrantëve në vit në portin e Shëngjinit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›