Tottenhami i poshtëruar nga Newcastle, “poker” i West Ham ndaj

Ditë makthi për Tottenhamin, i mundur me një rezultat tenistik 6-1 në fushën e Newcastle. Nisje shokuese për Spurs, të cilët pranuan 5 gola në 22 minutat e para. I pari mbërrin pas vetëm dy minutash, për të hapur kërcimin për Neëcastle është Murphy. Katër minuta më vonë 2-0, i nënshkruar nga Joelinton në një asistim të Schar. Zvicerani u rikthye në skenë tre minuta më vonë, me asistimin e tij të dytë personal, për dopietën e Murphy që bëri rezultatin 3-0.
Të besuarit e Stellinit nuk japin shenja jete dhe Magpies vazhdojnë të bombardojnë portën e mbrojtur nga Lloris. Në tabelën e golashënuesve regjistrohet edhe Isak, i cili dy minuta më pas realizon dopien e tij personale. Miqtë tentojnë të reagojnë, por është e vështirë.
Pjesa e parë mbyllet 5-0 në favor të vendasve. Harry Kane tenton t’i japë shpresë skuadrës së tij me golin e 5-1 në minutën e 49-të, të servirur nga Hojbjerg, por në minutën e 67-të shënojnë sërish lojtarët e Hoëe: Callum Wilson vendos pikëçuditëse në fitoren e ekipit të tij, me finalen 6-1. Newcastle rritet në 59 pikë në renditje, me një ndeshje ende përpara. Janë 53 pikë të shënuara nga Tottenhami, i cili tashmë është në shënjestrën e Liverpool-it.
Fitore bindëse edhe për West Ham, i cili mposhti Bournemouth me rezultat 4-0. Edhe këtu pothuajse gjithçka vendoset në pjesën e parë. Hammers hapin ndeshjen pas pesë minutash me golin e Antonio. Shtatë minuta më vonë vjen dyfishimi me firmën e Paqueta. Vendasit u përpoqën të shkurtojnë distancën, por Fabianski pengoi skuadrën e O’Neil të kthehet në lojë. Në minutën e 43-të vjen goli që në fakt mbyll ndeshjen, i shënuar nga kapiteni, Declan Rice.
Në pjesën e dytë ritmi është më i ngadaltë, por miqtë nuk ndalen dhe vazhdojnë rrugën drejt rrjetës: në minutën e 72-të Bowen asistoi për Pablo Fornals, i cili shënoi golin e fundit, 4-0. Në minutat e fundit, Cornet gjithashtu shënoi, por goli i tij u anullua. West Ham fiton 4-0, ngrihet në 34 pikë dhe kalon Bournemouth, i ndalur në 33.