Fa Cup: Manchester United mund Brighton me penallti, tani finalja

Do të jetë derbi i Mançesterit në finalen e FA Cup. United mundi Brighton me penallti në gjysmëfinale pas barazimit 0-0 pas 120 minutash: Gabimi i March nga pika e bardhë ishte vendimtar. Djemtë e De Zerbit u paraqitën më mirë, duke iu afruar shënimit me Encison dhe Uellbeck, por u përballën me një De Gea të madh.
Nga ana tjetër, pak raste për United, i cili vuajti, rezistoi dhe tashmë do të përballet me City-n e Guardiolës në aktin e fundit të Kupës angleze.