E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion ne det te hapur per gjuetine e paligjshme

Skafe te Policise Kufitare ne Durres kane nisur prej dites se djeshme nje patrullim ne det te hapur per te ndaluar gjuetine e paligjshme te peshkut. Duket se fenomeni i gjuetise se paligjshme te peshkut ka ngritur ne aksion Policine Kufitare te Durresit dhe Inspektoratin e Peshkimit. Qe ne oret e para te dites se djeshme e deri ne mesdite patrulla te shumta kane kontrolluar vijen bregdetare te Durresit e deri ne Shengjin. Burimet zyrtare te policise thane se gjate dites se djeshme jane kontrolluar imtesisht zonat Kepi i Rodonit dhe vija bregdetare derdhja e Erzenit - Tale ne Lezhe. Gjate ketij kontrolli u angazhuan patrulla tokesore dhe patrulla detare te stacioneve te Policise Kufitare dhe Migracionit Durres dhe Shengjin te cilat kryen kontrolle si nga toka ashtu edhe pergjate vijes bregdetare. Sipas tyre u kontrolluan 4 motopeshkatore 16 varka lundrimi si dhe 27 persona. Ne fund te kontrollit u be bllokimi i 2 motoreve sanallesh 6 dhe 4 kuaj fuqi si dhe i 1 varke lundrimi me motor 15 k/f. Problemet ne dokumentacion kane cuar ne masat e djeshme te shoqeruara ne nje pjese te madhe te aksionit me vendosje gjobash me vlera te ndryshme. Operacioni i filluar nga strukturat e Policise Kufitare do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim duke pasur si synim goditjen e veprimtarise se jashteligjshme te gjuetise se peshkut me lende plasese shpesh te prodhuara ne menyre artizanale por dhe mungesa e dokumenteve specifike per levizjen ne det te ketyre mjeteve. Aksioni do te vazhdoje edhe ne ditet ne vazhdim.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›