Qeni ka mesuar te flase Nga Frrok Cupi
Qeni kishte bere rruge te gjate cep me cep qytetit bashke me vajzen e shtepise, dhe me ne fund ndaluan ne park. Te stoli ku ndaluan, qeni iu afrua vajzes, sikur donte t’i fliste. Ne fakt donte t’i fliste. Sapo vajza e kapi nga veshet dhe e vezhgoi ngultas, ai tha “Gezuar ditelindjen!”. Qeni (Hermesi) kishte gjithe diten qe degjonte urimin per vajzen, dhe me ne fund mesoi ta thote vete.
Sa shume njerez bejne si kafsha e tyre besnike: mesojne te thone fjale per fjale ate qe ligjeron padroni, por thuajse asnjehere nuk dine cfare thane.
Te “Omonia” e Tiranes ose “Partizani i Panjohur”, ata qe presin per ndonje pune si hamej a si matrapiks, flasin ne celulare dhe thone se “po na bezdis fluksi”. Aty kalojne shume makina. “Fluksin”, kete fjale te huaj, e mesuan nga politikanet. Politikane a deputete te krijuar nga hici e perdorin “fluksin” per t’u dukur erudite. Deputetet e PS, te rinj a te vjeter, te gjithe flasin me fjalorin e kryetarit, edhe gishtin levizin si ai, edhe pas-mesin e trupit e levizin si ai. Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci, ka mesuar fjalen “OK”, madje e thote mire “Oukeey”, si amerikanet. Eshte e vetmja fjale qe di ne anglisht, por e ka mesuar te pakten kete. Komunistet e kishin te ndaluar te mesonin gjuhe te “armikut”. Sekretarja e pare e Partise ne rrethin e Mirdites, ne vitin 1987 dergoi ne persekutim nje agronom te ri qe kerkoi te behej anetar i Partise. Partia kishte marre vesh se djaloshi ne Prosek po mesonte italisht. “Jo, more- tha sekretarja- edhe taliance te mesoje ky?!. Se mos na meson edhe amerikance!...”. Djaloshin e piu e zeza. Jo me te mesonte qeni te fliste!... Komunistet e mesuan amerikancen ne vitet e demokracise. Gramoz Ruci- ish minister dhune ne diktature, tani mund te thote se ka ndryshuar, sepse thote “OK”. Madje ka marre te drejten te flase me kercenim ne mbrojtje te demokracise. Pardje kercenoi palen qe kishte themeluar pluralizmin politik: “Se mos nuk beni si themi ne, se atehere nuk miratojme asnje ligj. Harrojeni!”- kercenoi ai.
Te tjeret mburren pse e kane mesuar gjuhen “ne Holande”, ose ne Londer. Keta jane bijte e Byrose se shkuar, por qe, si Hermesi, mesuan te flasin njezet vjet me vone. Vargu njerezor i te njejtes specie poshte ketyre, kane mesuar te flasin si keta, shpesh pa e ditur cfare thone. U nisen drejt nje greve me parullen “ku e kam voten time”. Gjate rruges harruan e thane “ik, ik, ik”. Diku nga fundi i greves nisen te thone “o vizat, o vize Shqiperise”. Ne mes te greves thane nje ze gjithe: “Ja vdekje, ja liri”. Per ca dite nisen te therrasin “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”, por harruan se e kishin mesuar njezet vjet me pare nga armiqte.
Njeriu i shkrete, i padituri, thote ate qe degjon. Kjo veti qe duket si e kopjuar nga Hermesi, ne fakt eshte rrenjosur gjate sistemit komunist kur parulla ishte “C’thote Partia, ben Populli!”. Pastaj njerezit e bazes behen shume me te kopjuar. Ne parkingun qe ndodhet ne ane te “Komunes se Parisit” nuk shkruhet “Hyrja”, por “Entry”, si Okey ne parlament. Tabelat e dyqaneve nuk tregojne as ushqime, as veshje, por hot dog, snack, fast food, underware, for kids, suitcase... Nga parlamenti kane dale fjalet transparence dhe bojkot; i thone por askush s’i di.
Cfare po i ndodh njeriut, keshtu?
Jostein Gaarder, nje filozof apo mesues filozofie (me mire), duke e vezhguar me kujdes instinktin e te perseriturit pa mend te nje tabele fjalesh qe njeriut i del perpara, ka pershkruar keshtu:
- Kaluam Sheshin e Madh dhe nje Park Lojerash ne pjesen e vjeter te qytetit. Aty Hermesi (qeni) ndaloi para nje stoli te gjate. Dukej sikur donte qe Sofia t’i ulej prane. Ajo u ul dhe e kapi qenin me te dyja duart, duke e pare ne sy. Qeni as lehu, as u acarua; ai hapi gojen dhe tha: “Gezuar ditelindjen!”. Sofia mbeti pa goje. Ishte e vertete se qeni kishte folur me te?
Ajo vrapoi sa mundi dhe ne shtepi u hodh ne krahet e te emes: “Majori ka mesuar Hermesin te flase”.
-Cfare tha Hermesi? Mund te kete thene ”Gezuar ditelindjen”, ose dicka te tille...
-Po.
Atehere qenin nuk e ka mesuar Majori, ose askush. Ose e kane mesuar te gjithe. Te gjithe, prej disa ditesh, kishin perseritur korridoreve te shtepise dhe shtigjeve ne kopsht, fjalet e urimit: “Gezuar ditelindjen!”. Qeni, thjesht, ka mesuar te flase si te tjeret, mbase edhe i bezdisur prej te tjereve.
Shume njerez, per fat te keq, po jetojne me fjalet e mesuara nga stolat e parkut, ose nga kafete, ose nga mediat, ose nga parlamenti... fjalet “bojkot”, “krize”, “transparence” “krokodil”, “harroje”, “kutite”, etj. Disa duan, disa s’duan- kjo nuk ka shume rendesi. Kane apo nuk kane pune tjeter, kane apo nuk kane vetvete- perseri kjo nuk ka rendesi. Mjafton e folura e mbartur per te plotesuar ndergjegjen. Ndergjegjja, sipas Lokut (filozof i shekullit 16), eshte si nje dhome e pa mobiluar. Gjithcka eshte ne rremuje. Kur fillojne te perceptohen gjerat dhe te vihen aty ku duhet, atehere nis edhe formimi i ndergjegjes. Politika, ne rastin tone, ka hedhur te gjitha orendite e vjetra dhe eshte fshehur pas fjaleve te veta. Te tjeret jane sulur ne dhomen e pa mobiluar dhe kane gjetur aksesore te gjithfare llojshem. Njeriu behet si femija, ose “qeni nis te flase”. Duke nuhatur dhe duke shijuar ne aksesoret e se perditshmes, formohen keshtu idete e shqisave. Ose idete e ndijimit, apo idete reflektive. Keshtu lind fenomeni i qenit qe thote “gezuar ditelindjen”.
Qeni i Sofies, ne rastin tone mund te kishte folur dhe te kishte thene “Portokalli eshte katror”; ne vend qe te thoshte “Gezuar ditelindjen!”, njesoj eshte. Perderisa tani per tani nuk po gjendet se c’forme ka portokalli, ose nuk po pranohet se ka forme te rrumbullaket, atehere pse te mos thoshte se “eshte katror”. A nuk po thuhet tani se “BE nuk ka thene keshtu, por ashtu...”.
Njerezit kane mbetur duke veshtruar frazat qe fluturojne mbi kokat e tyre dhe qe nenkuptojne cdo forme te portokallit.