E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj Denimi i padrejte do kerkoj te drejten

Ka kaluar në sulm vetëm pak orë pasi u bë publik dënimi i tij i rëndë. Erkand Qerimaj do të shkojë në Këshillin e Arbitrazhit sportiv në Lozanë të Zvicrës për të kërkuar të drejtën e tij, ndërsa thekson se dënimi më normal duhej të kishte qenë 6 muaj. Nga sulmi i tij nuk ka mbetur pa u prekur as Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Në krah të sportistit të tij ka qenë edhe trajneri i tij, Zef Kovaçi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FSHP-së, Ilir Kraja, është mbrojtur duke ia kaluar fajin Qerimajt dhe Kovaçit.

Le të shpresojmë që Qerimaj të arrijë të fitojë në këtë betejë të vështirë, ndërsa vetë komuniteti i peshëngritjes duhet të bëjë një analizë të thellë për të kërkuar më shumë mbështetje nga Federata, në mënyrë që të mos ketë probleme të tilla në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›