Qerimaj, peshëngritësi i 13-të në botë
Autori i Lajmit: red.
E mërkura ishte një ditë e ndarë më dysh për olimpizmin shqiptar, midis gëzimit që solli peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe trishtimit që prodhoi qitësja Lindita Kodra. Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, bëri një paraqitje mbresëlënëse në Lojërat Olimpike të Kinës, duke qenë më i miri i grupit B në peshën 77 kg, në garën midis 14 sportistëve, por pa mundur të jetë një prej garuesve të grupit A, ku merrnin pjesë edhe pretendentët kryesorë për medalje. Shkodrani “kokëtullë”, i cili festoi para tri ditësh 20-vjetorin e tij në fshatin olimpik, ngriti në dygarësh 341 kg, duke zënë përfundimisht vendin e 13-të në Lojërat Olimpike, përfshirë dhe ata sportistë që morën pjesë në grupin A. Teksa kanë përfunduar garën, të tre peshëngritësit shqiptarë në “Pekin 2008”: Qerimaj i 13-ti në peshën 77 kg, Trasha i skualifikuar qysh në stilin e shtytjes në peshën 69 kg dhe Romela Begaj e gjashtë në 58 kg, ia vlen të kujtojmë se rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike e ka arritur Ilir Suli, i cili zuri vendin e pestë në “Sidnej 2000” në peshën 77 kg, me 162 kg shkëputje (Qerimaj, 154 kg) dhe 192 kg në shtytje (Qerimaj 187 kg). Gjithsesi gara e Erkandit ishte e bukur. “Për mendimin tim, si në pikëpamjen morale, fizike ashtu dhe teknike gjithçka kaloi mirë, - u shpreh Qerimaj nga Pekini. “Arrita rezultatet edhe objektivat e mia. Jam shumë i kënaqur që puna e bërë nuk më shkoi dëm. Dua të falënderoj dy trajnerët e mi, Zef Kovaçin si dhe trajnerin Genc Barkiçi, për punën që kemi bërë. Kjo është rezultat i një pune të madhe që kemi bërë. Jam i kënaqur me ato që arrita në garë”. Në stilin e shkëputjes, nënkampioni i botës për të rinj në Kali të Kolumbisë (2008), ngriti me një teknikë të pastër fillimisht 145 kg, në provën e dytë 150 kg dhe në të tretën 154 kg. Në stilin e shtytjes, nënkampioni i botës për të rinj në Pragë (2007) e nisi me peshën 182 kg, për të vazhduar më pas me 187 kg, teksa dështoi në provën e tretë me 193 kg. Gjithsesi, edhe pse doli i pari në grupin B, 20-vjeçari Qerimaj, peshëngritësi i dytë shqiptar në “Pekin 2008”, pas Gerti Trashës (zhgënjeu në peshën 69 kg), nuk arriti të futej në zonën e dhjetë më të mirëve. Fituesi i medaljes së artë në peshën 77 kg, doli koreani Sa Jaehyouk, i cili ngriti në dygarësh 366 kg, po aq sa kinezi Li Hongli, por falë peshës trupore më të vogël, koreani fitoi medaljen e artë. Vendin e tretë e zuri armeni Devorg Davtyan me 360 kg. Erkandi u paraqit me një “look” të veçantë, me kokën tullë, çka, me sa duket, i kishte sjellë edhe fat. Erkandi pohoi duke qeshur se e kishte marrë vendimin për ta bërë kokën zero vetëm ditët e fundit. “Ishte shumë vapë këtu (në Pekin)”. Qerimaj kishte ndryshuar edhe mënyrën e ngritjes në stilin e shtytjes, duke mos aplikuar më kapjen në stil “gërshërë”. “Duke pasur parasysh edhe dëmtimet e tërheqjet e kohëve të fundit, aplikimi i tij doli se ishte shumë më i mirë, duke filluar nga stërvitja e deri te gara”. Qerimaj, ashtu si gjithë sportistët e tjerë, nuk harroi të falënderonte mjekun Alban Merepeza për ndihmën e tij të pakursyer: “Ka ardhur nga Kanadaja me shpenzimet e veta dhe po na rri afër, duke na ka ndihmuar për të gjitha problemet. Duhet ta falënderoj”.
Ylli: “Erkandi bëri një garë të shkëlqyer”
Shefi i delegacionit olimpik shqiptar në “Pekin 2008”, Fidel Ylli, tha: “Erkandi bëri një garë të shkëlqyer sot, ku në gjashtë prova realizoi pesë. Mund të them, se jo vetëm i realizoi, por i bëri në një mënyrë të tillë, që i gjithë pallati i sportit u ngrit në këmbë dhe duartrokiti formën e shkëlqyer të Erkandit, pasi ishte shumë i plotë në të gjitha ngritjet, në aspektin teknik, shpejtësi, në të gjitha elementet që ka një kapje". "Nëse Erkandi do të futej në dhjetë peshëngritësit më të mirë të peshës së tij, atëherë do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë, por megjithatë, duhet të jemi të kënaqur se Erkandi e ka realizuar objektivin e tij, është në një formë të shkëlqyer dhe menjëherë sa të kthehemi në Shqipëri do të merremi të gjithë seriozisht me zhvillimin e një plani strategjik për të ardhmen, jo vetëm afatshkurtër që është Olimpiada “Londër 2012”, por edhe për Lojërat Olimpike të vitit 2016 apo 2020, në qoftë se ne duam që këto talente si Erkandi, Gerti (Trasha), apo sportistë të tillë si Elis Guri e Sahid Prizreni të marrin medalje. Duhet që tani të mendojmë për të ardhmen, jo të kujtohemi ditët e fundit”. Në muajin shtator do të zhvillohet në Shqipëri Kampionati Evropian për të rinj, ku pa dyshim, Qerimaj do të jetë pretendenti kryesor për të fituar titullin e kampionit dhe medaljen e artë.
Rezultatet e Qerimajt
Pesha 77 kg
Në stilin e shkëputjes: 154 kg
Në stilin e shtytjes: 187 kg
Dygarësh: 341 kg
Grupi B: 1
Renditja e përgjithshme: 13
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008