E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qershori më i lirë

Enti Statistikave të Kosovës ka treguar se ka rënie rreth 9 për qind të çmimeve në krahasim me muajin maj të këtij viti. Ndërsa, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, qershori i 2011`s është 9 për qind më i shtrenjtë. Nga Ismail Gashi më 29 korrik 2011 në ora 11:30

Enti i statistikave të Kosovës sjell të dhëna të reja mbi lëvizjen e çmimeve të konsumit në muajin qershor. Artikujt, të cilët më së shumti kanë shënuar rritje në raport me periudhën e qershorit të vitit të kaluar, janë artikujt e drithërave, miellit, vaji dhe yndyrat. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë pësoi rënie për -0,9% në muajin qershor 2011 krahasuar me muajin maj 2011. Qershori i vitit 2010, krahasuar me muajin maj 2010, ishte me çmime më të larta për 0,2%. Të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2011 me muajin qershor 2010 ishte 9,2 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë pësuan rënie për -0,9% në muajin qershor 2011, krahasuar me muajin maj 2011. Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te perimet (-18,9%) me një ndikim prej -0,9 për qind. Buka dhe drithërat për (-1,3%), qumështi, djathi dhe vezët (-1,3%) që secila grup me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK. Ngritje e çmimeve vërehet te pemët (9,0%) me një ndikim prej 0,2 për qind në IÇK.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 9.2% në muajin qershor 2011, krahasuar me muajin qershor 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për (47,9%) me një ndikim prej 4,8 për qind. Vajrat dhe yndyrat (42,2%) me një ndikim prej 1,1 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (14,7%) me një ndikim prej 0,8 për qind. Mishi (5,0%), sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat (16,5%) që secila grup me një ndikim prej 0,4 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët (5,8%), pemët (9,6%), kafja, çaji dhe kakao (15,9%), duhani (3,8%), veshja (3,8%) që secila grup me një ndikim prej 0,3 për qind. Pijet alkoolike (11,9%) me një ndikim prej 0,2 për qind. Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,0%), këpucët (1,9%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (1,9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,1%), shërbimet hoteliere (5,5%) dhe kujdesi personal (2,2%) që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.
Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te perimet (-8,8%) me një ndikim prej -0,4 për qind në Indeksin e Çmimeve të Konsumit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›