E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Ali dënohet me 16 vjet burgim, në mungesë

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 13:51

Drejtësia tuniziane ka dënuar presidentin e përmbysur, Ben Ali, dhe dhëndrin e tij me nga 16 vjet heqje lire, pasi janë gjetur fajtorë për vepra korruptive.

Ky ishte gjykimi i tretë në mungesë i Ben Alisë, i cili është larguar me anëtarët e familjes së ngushtë në Arabinë Saudite, ku vazhdon të jetojë në ekzil.

Gjykata ka dënuar me tetë vjet burg edhe vajzën e ish-presidentit tunizian, Nisrine, dhe e ka urdhëruar atë të paguajë 50 milionë dinarë.

Ben Ali është përmbysur në muajin janar të këtij viti, pas valës së protestave kundër regjimit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›