E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeset kineze alarmojne gjimnazin e Shengjinit

Lezhe- "Epidemia" e panikut nga qeset misterioze te helmuara, shfaqet edhe ne shkollen e mesme te Shengjinit ne Lezhe. Duket se ka qene nje provokim qe ka shkaktuar boshatisjen e menjehershem te institucionit dhe mberritjen e grupeve speciale te policise dhe eksperteve, per te verifikuar gjendjen. Drejtori dhe nendrejtori i shkolles kane urdheruar nxjerrjen e nxenesve, per te shmangur nje tjeter drame si ajo e shkolles se Gorres ne Fushe Kuqe te Lacit, dhjete dite me pare. Kater qese te hapura me mbishkrim kinez, ka bere qe te nderpritet mesimi dje rreth ores 11:00 ne gjimnazin e Shengjinit. Qeset kane pasur te shkruajtur persiper "Find end" dhe pjesa tjeter ishte ne gjuhen kineze. Sipas zedheneses se policise se Lezhes, Elona Nika, "drejtori dhe zevendesdrejtori i kesaj shkolle, njoftuan se vune re kater qeset e hapura dhe te hedhura ne korridor, ndersa njoftuan sallen operative te komisariatit te Lezhes". Ekspertet konstatuan qeset e hedhura dhe i derguan ne laborator per analiza te metejshme, per te mundesuar edhe gjetjen e gjurmeve te gishterinjve. Dyshohet se nxenes te kesaj shkolle kane hedhur qellimisht qeset ne korridor per te shkaktuar panik dhe nderprerjen e mesimit.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›