Tragjedia e Butrintit, nderpriten kerkimet
Sarande- Tragjedia e Butrintit mbyllet me pese te vdekur dhe 22 te mbijetuar. Policia nderpret kerkimet ne thellesi te liqenit, pas dyshimeve per ekzistencen e trupave te tjere te mbytur, pas fundosjes se nje prej varkave te drunjta te peshkimit mbremjen e 19 tetorit, afer Xarres, ne Sarande. Qe prej dites se djeshme palombaret e RENEA-s kane nderprere zhytjet qe vijonin prej kater ditesh, duke nxjerre nga thellesia tre prej viktimave. Te 13 efektivet e specializuar per zhytje jane larguar, ndersa burime zyrtare shpjeguan dje per gazeten "KJ" se nuk ka me familjare, qe interesohen per te aferm te humbur ne kete tragjedi dhe mungojne denoncimet. Po keshtu u deklarua se eshte verifikuar e gjithe gjatesia prej 3 km ne liqen dhe nuk jane konstatuar trupa te tjere. Kufoma e fundit i perkiste 17 vjecarit Ndricim Myftari, nga Lushnja, familjaret e te cilit terhoqen trupin e pajete nga morgu mbremjen e se enjtes pas identifikimit te bere. Po dje te riut i eshte dhene lamtumira e fundit nga te afermit dhe miqte. Dy viktimat e tjera te nxjerra nga palombaret, kane qene Amarildo Kuka, 20 vjec dhe Festim Hoxha, 27 vjec, te dy nga Fieri. Mbremjen e tragjedise dolen te pajete ne breg kufomat e 22 vjecares Elvira Jaho dhe foshnjes se saj tre muajsh, Klares, nga Lapardhaja e Beratit. Grupi prej 27 klandestinesh tentonte te kalonte drejt Greqise ilegalisht, pasi ishin grumbulluar nga rrethet e Fierit, Lushnjes, Elbasanit, Beratit dhe Tepelenes. Ata kishin paguar nga 1 mije deri ne 2 mije euro secili, nderkohe qe policia identifikoi si organizatore gjashte persona, mes te cileve, nje pronari i "varkes se vdekjes", kater te rinj nga fieri qe kryenin transportin dhe dergimin deri ne destinacion dhe nje 54 vjecar nga Peqini, qe kishte mbledhur klandestinet. Ata akuzohen per "trafikim te qenieve njerezore me pasoje vdekjen". Gjykata ka lene ne burg dy te dyshuarit e pare, ndersa pronari i varkes mohoi te kishte dijeni per kete trafik dhe se ndodhej ne nje dasme tek te afermit e tij.
Bardhyl Bejko
Bardhyl Bejko