"Qetesi" dhe celulare te bllokuar ne Asamblene e PS
Pas me shume se shtate vitesh ne drejtimin e PS, Edi Rama duket se ka arritur te realizoje nje prej endrrave te tij te hershme, mbylljen e informacionit per mediat dhe zhvillimin e nje mbledhje pa debate, ku shpreheshin hapur pakenaqesite ndaj tij. Celularet e bllokuar dje ne sallen ku u mblodh Asambleja e PS ishin shenja me e qarte e frikes nga rrjedhja e informacionit. Per te shmangur daljen e bisedave, nje aparature e posacme e vendosur nga drejtuesit e ka bllokuar thirrjet telefonike dhe mesazhet gjate zhvillimi te mbledhjes. Nje mase e tille merret vetem nga Grada e Republikes, ne aktivitete apo mbledhje ku diskutohen ceshtje qe kane te bejne me sekrete shteterore. Megjithate, dhe institucionet shteterore kete mase nuk e zbatojne shpesh, duke vleresuar gjithmone rendesine e informacionit qe diskutohet. Ndersa PS ka zgjedhur ta perdore ne mbledhjen rutine te Asamblese Kombetare. Gjashte muaj para zgjedhjeve, Partia Socialiste nuk i ngjan me forumit te dikurshem ku ne cdo mbledhje grupi kishte debate dhe shkembime idesh per menyren e drejtimit. Dje mbledhja e Asamblese Kombetare te PS-se, nje nga forumet me te rendesishem per vendimmarrje, ka kaluar njelloj si nje mbledhjen e grupit te punes per enciklikat e vitit 2007. Ndersa pritej qe strategjia elektorale e vitit 2013 te hapw mjaft diskutime dhe debate, rreth 260 anetaret e asamblese kane degjuar per 90 minuta fjalimin e kreut te PS-se, teksa shpjegonte me "Power Point" idete per menyren sesi do te sillet PS-ja deri ne zgjedhjet e vitit 2013. Pavaresisht kesaj, askush ne PS nuk pati rezerva per menyren sesi do te krijohet koalicioni, si do te ndahet pushteti ne te ardhmen me aleatet e rinj dhe te vjeter dhe mbi te gjitha a duhet ridimensionuar oferta qe e majta do t'i paraqese elektoratit ne zgjedhjet e ardhshme. Vetem zeri i Ilir Gjonit eshte degjuar per nje ceshtje qe ne fakt shqeteson mjaft deputete te tjere. Por, kete here, askush nuk ka preferuar te ndalet gjate. Pak muaj para zgjedhjeve, askush nuk do te prishe marredheniet personale me njeriun qe ka ne dore listat e kandidateve per deputete. Levizja per Mendimin Ndryshe mund te thuhet se tashme nuk ekziston. Kastriot Islami ka rreth nje vit qe nuk eshte me pjese e grupit parlamentar te PS-se. Ndersa kapitulli i largimeve eshte mbyllur me deputetin Andis Harasani, i cili zgjodhi te mos jete me pjese e ligjvenesve te PS-se. Mendimit ndryshe dhe oponences ne PS prej me se nje viti ka kohe qe i mungon dhe zeri i Ben Blushit. Nje prej kritikuesve me te ashper te kreut te PS-se ka zgjedhur qe te mos komentoje asgje ne lidhje me zhvillimet brenda PS duke dhene miratimin e heshtur per gjithcka. Afrimi i zgjedhjeve ka zbehur dhe qendrimet e deputetit Arben Malaj. I cilesuar shpesh si nje nga njerezit me te afer te ish-kryetarit Fatos Nano, pervec daljeve ne publik ne krah te tij, Malaj nuk ka mbajtur asnje qendrim ne lidhje me qendrimet e fundit te PS-se. Pjese e LMN-se dikur edhe deputeti Marko Bello ka vendosur te terhiqet ne strukturat dhe grupet e punes se partise duke qene i kujdesshme ne deklaratat publike dozat e kritikave ndaj kreut te PS-se. Nga te gjithe zerat qe me pare ngreheshin dhe debatonin dhe per ceshtje te rendit te dites, tashme ne PS-ne e drejtuar nga Rama nuk ka kritika edhe per dokumentin qe cilesohet si me rendesishmi per zgjedhjet e ardhshme. Ate qe vete kreu i PS-se e quajti "strategjia e fitores".
Plani i Veprimit ne PS-se
Forcimi i bashkepunimit mes partive opozitare per krijimin e nje fronti te perbashket. Afrim i cdo force politike qe kerkon largimin e mazhorances aktuale.
Opozite parlamentare ndaj nismave te mazhorances. Deputetet duhet te zhvillojne takime me elektoratin "dere me dere" per te shtuar radhet e mbeshtetesve.
Komunikim i drejtuesve vendore te PS dhe gjithe strukturave te PS-se me zgjedhesit. Kreu i PS ka theksuar se drejtuesit e PS nuk duhet te sillen me arrogance.
Grupet e punes ne PS do te kontrollojne listat e zgjedhesve. Do te verifikohen levizjet e votuesve per te sqaruar problematiken ne hartimin e listave te zonave elektorale.
Plani i Veprimit ne PS-se
Forcimi i bashkepunimit mes partive opozitare per krijimin e nje fronti te perbashket. Afrim i cdo force politike qe kerkon largimin e mazhorances aktuale.
Opozite parlamentare ndaj nismave te mazhorances. Deputetet duhet te zhvillojne takime me elektoratin "dere me dere" per te shtuar radhet e mbeshtetesve.
Komunikim i drejtuesve vendore te PS dhe gjithe strukturave te PS-se me zgjedhesit. Kreu i PS ka theksuar se drejtuesit e PS nuk duhet te sillen me arrogance.
Grupet e punes ne PS do te kontrollojne listat e zgjedhesve. Do te verifikohen levizjet e votuesve per te sqaruar problematiken ne hartimin e listave te zonave elektorale.