Hekurani, paqeruajtesi qe dorezohet para nje perqafimi Luljeta Ndoka
Syte e tyre nuk e ndalin per asnje cast veshtrimin nga shoshoqi. Kane 6 muaj qe qendrojne larg, por protokolli e do qe te qendrojne edhe per disa caste pa u perqafuar, pa shtrenguar njeri-tjetrin. Trupat paqeruajtese qe perfunduan dje misionin ne Kabul, mundohen te ruajne qetesine, e aq me teper te ndalojne perlotjen, por jo te gjithe ia arrijne. Ata shohin duart e familjareve te tyre tek zgjaten, gjithashtu kembet me drejtim nga "kampi" i tyre, dhe s'mund te bejne gje tjeter, pervecse te rezistojne. Po mbahen fjalime nga perfaqesuesit e Forcave te Armatosura, e te Policise Ushtarake, e nga atasheu ushtarak i Republikes se Turqise dhe durimi dalengadale humbet. Por, ata jane aty, me te mallengjyer se kurre, e me paqesore se kurre. Sapo ceremonia perfundon, ushtaret paqeruajtes rendin drejt femijeve te tyre dhe perqafimet nuk ndalen. Njeri prej tyre eshte Hekuran Alla. Ne te qindten e sekondes, ai ka marre ne krah djalin e tij 4-vjecar dhe i flet si burri-burrit. E pyet nese eshte sjelle mire, nese ka mesuar ne kopsht dhe nese ka bere gabime. Sigurisht qe i vogli, Klejvi, i rrefen se eshte sjelle ashtu sic e ka porositur babi vet, dhe gjithcka mbyllet me nje perqafim te ngrohte babe e bir. Hekuran Alla, me origjine nga Elbasani, por banues ne Tirane, tregon se gjate 180 diteve mision ne Kabul te Afganistanit, ajo qe e ka vrare me shume ka qene malli per familjen. Por, Hekurani 34-vjecar rrefen se fatmiresisht ka komunikuar cdo dite me familjen e tij. "Kam folur nepermjet internetit, kemi komunikuar edhe ne telefon", - rrefen Hekurani. Ai tregon se eshte nisur ne Kabul me 13 prill te ketij viti, ndersa misioni perfundoi pikerisht paraditen e djeshme. "Mund te them se misioni shkoi mjaft mire. Kryem detyrat qe na u caktuan dhe, sic e pate, u vleresuam shume per misionin tone", - thote Hekurani. Pyetjes, nese gjate kohes qe ka qendruar ne Afganistan, ka pasur ndonje moment rreziku, ushtari paqeruajtes i pergjigjet negativisht. "Kemi pasur momente te bukura, por ndonjehere edhe te veshtira. Gjithsesi, te paperfillshme dhe tani gjithcka eshte ne rregull", - thote Hekurani. Ndersa ai shprehet se momenti me i bukur i gjithe vitit per te ishte momenti kur u kthye ne Shqiperi dhe mori ne krahe te birin. "Me kishte munguar ky perqafim, pasi nuk ka gje me te shtrenjte se familja", - shprehet Hekurani mjaft i emocionuar. Ai tregon se me profesion eshte ushtarak dhe se i pelqen nje gje e tille. Ndersa shprehet se nese do t'i duhet prape t'u sherbeje interesave te vendit, apo te shkoje me mision te ngjashem, e ben me deshire nje gje te tille. Hekurani ka vendosur qe te shijoje cdo moment me familjen, per te rikuperuar mallin qe e ka gerryer per 6 muaj rresht dhe t'i rikthehet jetes se perditshme ne metropolin shqiptar.
Toger Evis Tollja: Misioni yne permbushi qellimet
Njeri prej perfaqesuesve te Forcave Ushtarake qe spikat mes ushtareve te tjere paqeruajtes eshte Evis Tollja, Komandant i kontingjentit te 20-te te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, i cili u kthye dje nga misioni. Toger Tollja shprehet i kenaqur ne lidhje me rezultatet. "Angazhimi yne konsistonte ne kryerjen e detyrave siguruese dhe stabilizuese per ruajtjen, mbrojtjen, sigurimin e personelit, infrastruktures dhe pajisjet e bazes ushtarake ne Kabul", - thote Tollja. Ai shprehet se ka marre shume vleresime nga eproret dhe se eshte mjaft i kenaqur qe misioni i permbushi qellimet e veta. Pyetjes nese kishin perjetuar ndonje moment rreziku gjate misionit te tyre, Tollja iu pergjigj se jo, dhe se pergjithesisht gjithcka kishte shkuar mire. "Momenti me i bukur jo vetem per mua, por besoj per te gjithe anetaret e kontingjentit", - ishte momenti i sotem, kur erdhem kryelarte ne Shqiperi dhe kur u takuam me familjet tona", - u shpreh komandanti i kontingjentit te 20-te te forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, toger Evis Tollja.