Sot super sfida Juventus-Napoli, mungon Buffon për shkak të dëmtimit
Pritet të luhet sot ndeshja e shumë pritur e Serisë A Juventus-Napoli. Pas dy javësh kundërshtie në distancë tani skuadrat do të flasin vetë në fushën e lojës.
Ekipet e Conte-s dhe Mazzarri-t do të përballen në një stadium ku flakëron nga tifozët juventinë.
E gjithë bota do të mund ta shikojë përmes televizionit ndeshjen e skuadrave që deri më tani kanë treguar se janë më favoritet për t’u shpallur kampion.
Conte sakaq duhet të bëjë mirë llogaritë me mungesat në fushën e lojës, e në pankinë pas skualifikimit kthehet zëvendësi i tij Alessio.
Kështu që sfidës së sotme i mungon Buffon i cili po vuan ende një dëmtim, Vuçiniç është me grip, De Ceglie ndihet i lodhur dhe Pepe ende nuk është rikuperuar. Në portë do të jetë Storari, në sulm Quagliarella dhe Giovinco që janë të preferuarit e Matri.
Sa i takon skuadrës së Napolit, Cavani është rikuperuar tërësisht, i kthyer vetëm të enjtën në mbremje nga Uruguaji. Teksa Mazzari duket se i ka shuar të gjitha dyshiemt: Përpara do të jetë Matador me Pandev me mbështetës Hamsik-un.
Në mbrojtje, Gamberini i konfirmuar në treshe me Campagnaro dhe Cannavaro. Kapiteni i ekipit do të festojë praninë e 400-të tij zyrtare në karrierën profesionale.
Formacionet e mundshme Juve-Napoli, ndeshje që luhet sot në orën 18:00
JUVENTUS (3-5-2): 30 Storari, 15 Barzagli, 19 Bonucci, 3 Chiellini, 26 Lichtsteiner, 23 Vidal, 21 Pirlo, 8 Marchisio, 22 Asamoah, 27 Quagliarella, 12 Giovinco. A disp. 31 Branescu, 34 Rubinho, 4 Caceres, 2 Lucio, 6 Pogba, 20 Padoin, 33 Isla, 24 Giaccherini, 39 Marrone, 32 Matri, 17 Bendtner.
NAPOLI (3-4-1-2): 1 De Sanctis, 14 Campagnaro, 28 Cannavaro, 55 Gamberini, 11 Maggio, 88 Inler, 85 Behrami, 18 Zuniga, 17 Hamsik, 19 Pandev, 7 Cavani. A disp. 22 Rosati, 2 Grava, 3 Uvini, 21 Fernandez, 6 Aronica, 16 Mesto, 4 Donadel, 8 Dossena, 20 Dzemaili, 24 Insigne, 9 Vargas. S.
Arbitër: Damato di Barletta. Asistent: Niccolai-Tonolini. Arbitër anësor: Bergonzi-De Marco, Maggiani.
/IDEA/