E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri në dietë për hir të ardhmërisë

Ne nisim këtë mandat, pas një lufte të suksesshme të krimit dhe korrupsionit, reformave të thella ekonomike, privatizimeve të mëdha, rritjes së shpejtë ekonomike, revolucionit të thellë fiskal dhe pothuaj dyfishimit të të ardhurave, rritjes me 68% të rrogës mesatare, dyfishimit të rrogave dhe pensioneve të ulëta, dhe pasi Shqipëria është shndërruar në një ndër vendet më tërheqëse në rajon për investimet e huaja

Nga Sali Berisha*

Kryeministër

Të nderuar deputete dhe deputetë,

Shkëlqesi Ambasadorë,

Zonja dhe Zotërinj,

Miq dhe të ftuar,

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë,

Para së gjithash, dëshiroj tju përshëndes ju, të nderuar deputete dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, tju uroj suksese në misionin tuaj fisnik të ndërtimit të infrastrukturës ligjore të Shqipërisë Evropiane, të përshëndes me mirënjohje të thellë dhe respekt të madh zgjedhësit tuaj dhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë, që me votën e tyre i dhanë parlamentit te vendit përfaqësuesit e vet të shkëlqyer, në lartësinë e integritetit, dinjitetit, aftësive që meriton.

Por, unë gjithashtu, dua nga ky tempull të përulem me nderim të madh, para të gjithë qytetarëve shqiptarë që me 28 Qershor, u ftuan nga pozita dhe opozita të votojnë ndryshimin dhe ato, midis ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të Shqipërisë, votuan për mazhorancën dhe vazhdimin e ndryshimit të Shqipërisë, vendosën besimin e tyre mbi projektin e Shqipërisë që po ndryshon, projektin e Shqipërisë Evropiane, si projektin më të mirë për realizimin e ëndrrës së tyre të bukur Shqipëria si Evropa, ëndrrës së integrimit në Bashkimin Evropian.

Unë dua të garantoj ata se kryefjala e kësaj qeverie dhe këtij programi, do të jetë ndryshimi që ata mirëpresin dhe për të cilin ata votuan.

Zonja dhe Zotërinj,

Shqipëria erdhi në zgjedhjet e 28 Qershorit si vendi problematik me zgjedhjet e lira. Kështu që, më 28 Qershor, në Shqipëri nuk ishim në provë vetëm ne, partitë, liderët, programet e tyre. Jo. Para së gjithash, në provë ishte liria e shqiptarëve, demokracia e tyre, ishte qëndrimi ynë ndaj lirisë, ishte dinjiteti ynë qytetar dhe dinjiteti kombëtar.

Katër vjet më parë, jam betuar në këtë sallë se, qeveria ime do të bëjë çdo gjë që qytetarët shqiptarë të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Sot, pas katër vjetësh, shpreh kënaqësinë se :

më 28 Qershor, në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, fitoi liria, demokracia, mbi trysninë, mashtrimin, falsifikimin, manipulimin, dhe ashtu siç do të deklaronte miku i madh i kombit shqiptar, Presidenti Sarkozi, se këto zgjedhje ishin fitore e demokracisë.

Zgjedhjet në Shqipëri, do të deklaronte zëdhënësi i OSBE/ODHIR, plotësuan angazhimet kryesore të OSBE dhe se vlerësimi i përgjithshëm për këto zgjedhje është pozitiv.

Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk ishin të përsosura, por ato hynë në historinë e lirisë dhe të demokracisë së këtij vendi, si zgjedhjet e para në të cilat opozita zgjodhi sistemin zgjedhor, si zgjedhjet që u realizuan me teknologjinë dixhitale më të lart, dhe në të cilat vota e çdo shqiptari u numërua, fotografua dhe filmua dhe çdo mandat i deputetëve të këtij Kuvendi u votua me unanimitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto ishin zgjedhjet, për të cilat arbitri ndërkombëtarë u shpreh gjithashtu se nuk pati prova për parregullsi në numërimin e votave, as dhe manipulim të rezultateve.

Një mirënjohje të thellë dua tju shpreh vëzhguesve të OSBE/ODHIR, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe NATO-s, vendeve mike që i dërguan ato në Shqipëri dhe ti siguroj se vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre, dhe reforma zgjedhore, do të jenë përparësi e programit të qeverisë sonë dhe se, në projektin e Shqipërisë Evropiane ato përbëjnë një përparësi madhore.

Ftoj opozitën shqiptare të zërë vendet në parlament dhe e garantoj atë se, do të ketë rol të rëndësishëm në reformat për integrimin e vendit, se do të ketë zë kryesor në reformën zgjedhore. Le të trajtojmë së bashku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, për të përsosur më tej procesin zgjedhor.

Por, zgjedhjet e 28 Qershorit janë historike sepse, në këto zgjedhje sovrani, me votën e tij të lirë, përcaktoi zgjerimin e spektrit qeverisës të vendit, aleancën integruese të Shqipërisë në BE, Parti Demokratike Lëvizja Socialiste për Integrim, aleancë kjo që do të shndërrojë në realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve. Duke përshëndetur përzemërsisht, me këtë rast, votuesit e LSI, dua ti siguroj se në programin e kësaj qeverie, do të kenë të mishëruar tërësisht programin për të cilin ata votuan

***

Ky mandat nis, pasi ne, me reforma të thella dhe të gjithanshme, ia dolëm të shndërrojmë në realitet ëndrrën e madhe euro-atlantiste të kombit tonë, të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO; firmosim dhe ratifikojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe të paraqesim kërkesën për vend anëtar të BE dhe heqjen e vizave me BE.

Ne nisim këtë mandat, pas një lufte të suksesshme të krimit dhe korrupsionit, reformave të thella ekonomike, privatizimeve të mëdha, rritjes së shpejtë ekonomike, revolucionit të thellë fiskal dhe pothuaj dyfishimit të të ardhurave, rritjes me 68% të rrogës mesatare, dyfishimit të rrogave dhe pensioneve të ulëta, dhe pasi Shqipëria është shndërruar në një ndër vendet më tërheqëse në rajon për investimet e huaja.

Nisim mandatin e dytë, ndërkohë që ekonomia shqiptare i rezistoi më mirë se të gjitha ekonomitë e tjera, krizës së rëndë ekonomike dhe financiare botërore.

Nisim mandatin e ri në një kohë kur, vendi është bërë një nga drejtimet turistike më të kërkuara në rajon.

Pra, rrethanat në të cilin nisim qeverisjen e re, janë jo katër, por tetë herë më të favorshme se katër vite më parë, por projekti që duhet të zbatohet në katër vitet që vijnë është shumë më kompleks, më i vështirë se sa ato që kemi realizuar gjer sot.

Shqipëria Evropiane nuk është një bulevard i shtruar për ne, por projekti më madhor, më ambicioz, më kompleks dhe më i vështirë që Shqipëria ka ndërmarrë në tërë historinë e saj dhe që duhet të bazohet kryekëput në performancën tonë, si interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Shqipëria Evropiane është një ëndërr e bukur kombëtare e shqiptarëve që në rilindjen e tyre, por shndërrimi i saj në realitet është një univers i tërë reformash, ligjesh, vendimesh, veprash dhe ndryshimesh me të cilat ne duhet tju garantojmë qytetarëve shqiptarë të drejtat, standardet, normat, praktikën e qytetarëve të vendeve të zhvilluara evropiane.

***

Liria është dhe mbetet pasioni ynë. Liria dhe vlerat e saj janë themelet e Shqipërisë Evropiane.

Shqipëria Evropiane, është para së gjithash, vendi i lirive dhe të drejtave të garantuara, i shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike dhe të pavarura, pra vendi i demokracisë funksionale.

Liritë dhe të drejtat e individit dhe minoriteteve do të njohin, gjatë këtij mandati, respektim dhe zgjerim më të madh.

Minoritete, që sot janë të përfaqësuara më mirë se më parë në këtë parlament, do të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara nga dokumente ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria.

Një vëmendje të përqendruar Qeveria do të dëshmojë për komunitetin Romë Egjiptian.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Dekadën e Romëve dhe Egjiptianëve, dëshmon angazhimin tonë për fokusimin më të madh në strehimin, punësimin, shkollimin e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›