E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria : Dëmshpërblim të përmbyturve

Qeveria ka miratuar vendimin për dëmshpërblimin e banorëve të Lezhës dhe të Shkodrës të cilët u dëmtuan nga përmbytjet në fillimin e këtij viti. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon përbërjen e grupeve të punës me përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, si dhe dëmshpërblimin për çdo pasuri të dëmtuar.
Ndërkaq kryeministri ka deklaruar se për rregullimin e objekteve sociale, nuk do të preket fondi i kontigjencave, por do të rialokohet buxheti i ministrive përkatëse.
Vendimi për dëmshpërblimin e banorëve në zonat e Shkodrës dhe të Lezhës, edhe një premtim i qeverisë për të kompesuar çdo dëm të shkaktuar nga përmbytjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›