Gati largimi i kreut të SHISH, kufizohet mandati

Maxhoranca vendos një mandat 5 vjeçar për drejtorin dhe zvdrejtorin e shërbimit informativ shtetëror. Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka prezantuar ndryshimet në ligjin për SHISH, ndryshime që përfshijne edhe kufizimin e mandatit për drejtuesit e këtij institucioni. Këto ndryshime prekin drejtpërdrejtë Bahri Shaqirin i cili në 27-01-2005 është dekretuar si Drejtor i Shërbimit Informativ dhe Ylli Alushin i cili që prej vitit 2003, është Zv.Drejtor i SHISH.
Ndërkaq kryeministri ka saktësuar se procedura e emërimit të drejtorit dhe zvdrejtorit të SHISH do të vazhdojë të jetë e njëjtë ata do të dekretohen nga presidenti me propozim të kryeministrit.
SHISH është një prej të paktave institucione të cilat nuk i janë nënshtruar reformave që prej ardhjes në pushtet të demokratëve pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005.