E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vendos kushte për komisionin hetimor

Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë për të zgjidhur krizën, por nuk heq dorë nga kërkesa e saj themelore për hapjen e kutive të votimit. Ka qenë vetë kryesocialisti Edi Rama, i cili në një konferencë shtypi për të përshëndetur projekt-rezoluten e KE-së, shprehu vullnetin e PS për dialog, por kur palët të ulen të barabarta në tryezë. Ai tha se opozita kërkon shumicën dhe kryesimin e komisionit hetimor.
"Unë e ftoj Sali Berishën t'i japë fund bojkotit të opozitës, duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shohë gjithshka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara, mu aty në parlamentin e Shqipërisë përmes atij mekanizmi kushtetues që e garanton këtë; komisionit hetimor parlamentar, pa asnjë kushtëzim që kufizon liri e të drejta kushtetuese që janë për ne të pa negociueshme", u shpreh kreu i PS.
Rama tha se opozita do të vijojë me protesta dhe se deputetët socialist do të vazhdojnë me bojkotin.
Kreu socialist tha se kryeministri Berisha duhet të lexojë mirë sinjalin e KE-së duke lejuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. "Nëse nuk do të ndodhë kjo", tha Rama, "protestat do të vazhdojnë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›