Qeveria, 5 milionë lekë për Urën e Gallatës në Lezhë
Qeveria ka miratuar një vendim për një shtesë fondi për Këshillin e Qarkut të Lezhës për rindërtimin e këmbëve të Urës së Gallatës dhe montimin e urës tip Beili. Këshillit të Qarkut të Lezhës, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, ti jepet fondi prej 5 976 489 (pesë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë, ndarë, si më poshtë vijon: a) Për rindërtimin e këmbëve të Urës së Gallatës, 5 476 489 (pesë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë. b) Për transportimin dhe montimin e urës tip Beili, 500 000 (pesëqind mijë) lekë, - thuhet në vendimin e qeverisë. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërkohë që janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Qarkut të Lezhës për zbatimin e këtij vendimi.