E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblimet, jo shkurtime për Gardën, SHKB-në dhe Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nuk do të kenë shkurtime në buxhetin e tyre për sa u përket shpërblimeve. Qeveria ka miratuar dje disa ndryshime në vendimin nr. 591, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, Për disiplinimin e përdorimit të fondeve buxhetore, i cili parashikonte shkurtime buxhetore në kuadër të masave të marra nga qeveria për të shamngur pasojat e krizës ekonomike botërore. Sipas ndryshimeve të bëra në shkronjën b të pikës 1, ku parashikohet: Fondi i veçantë i planifikuar në shpenzimet e personelit të mos përdoret për shpërblime e për veprimtari social-kulturore, deri më datë 1 dhjetor 2010. Çdo shpërblim, i dhënë në kundërshtim me vendimin nr. 1151, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, përjashtuar pikën 5 të tij, të kthehet në buxhetin e njësisë shpenzuese, shtohet një paragraf ku thuhet: Përjashtohen nga ky rregull Ministria e Brendshme, njësitë shpenzuese në përbërje të programit buxhetor Policia e Shtetit, njësia shpenzuese e Gardës së Republikës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Një ndryshim bëhet dhe në shkronjën ë të pikës 1, ku thuhet: Shpenzimet për udhëtime e dieta për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, duke përfshirë vetëm udhëtime të rëndësisë së veçantë e vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve, të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në këtë pikë shtohet paragrafi sipas të cilit: Për njësitë shpenzuese, në përbërje të programit buxhetor Policia e Shtetit, njësinë shpenzuese të Gardës së Republikës dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, miratimi bëhet, përkatësisht, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, komandanti i Gardës së Republikës dhe drejtori i Përgjithshëm i SHKB-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›