E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Berisha - kompjuter i madh me programues të sakte e të mirë për të gjithë shqiptarët

Të ardhurat nga privatizimi edhe për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë

Rritja e të ardhurave nga privatizimi dhe përdorimi i tyre në masën 50 % për rritjen e shpenzimeve për investime ndihmon në shtyrjen para të projekteve të nisura për modernizimin e infrastrukturës së vendit. Por mendoj se ne këtë pikë duhen parë hapësirat për përmirësim, me qëllim përdorimin sa më me eficencë dhe drejtësi te këtyre të ardhurave. Mendoj se duhen parë hapësirat që një pjesë e tyre të përdoren për dëmshpërblimin e të ish të përndjekurve politike të diktaturës. Sipas të dhënave të projektbuxhetit është parashikuar që për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë të vihen në dispozicion 2 miliardë lekë ose rreth 21 milion dollarë. Duke pasur parasysh pamundësinë e lëvrimit të fondit gjatë viteve të kaluara mendoj dhe propozoj që të rishikohet shpërndarja e të ardhurave nga privatizimi. Në këtë pikë do të propozoja,një ndëryrje në nenin 8 të projektligjit”Për buxhetin e vitit 2009, që 20% të të ardhurave nga privatizimi të përdoren për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe pjesa tjetër ashtu sic është dhe parashikuar e kornizuar nga marëveshja me FMN për financimin e deficitit {50%}dhe për investimet {30%}. Kjo pagesë shtesë nuk do të privilegjonte këtë shtresë por thjesht do të kompensonte pagesat e munguara gjatë viteve të kaluara dhe mbi të gjitha do trgonte koherencën tonë dhe seriozitetin e kësaj mazhorance në përmbushjen e detyrimeve ligjore e politike.
Duke realizuar kete politike dhe kete buxhet te kontinuitetit progresiv per vitin 2009 Qeveria Berisha me se miri mund te perkufizohet me nje thenie nga tekstet e makroekonomise se: “Qeveria eshte si nje kompjuter i madh qe terheq nga qytetaret preferencat e tyre dhe e perdor kete informacion per te nderrmarre vendime sociale. Shteti nuk ka interesa vetjake, ai eshte neutral dhe i mire per te gjithe. E pra me plot te drejte mund te themi se, Qeveria Berisha si kompjuter i mire me nje programues te sakte, serioz e te zotin po tregon qe eshte nje Qeveri per te gjithe qytetaret Shqiptare.
Këtë shkrim modest për projekbuxhetin e vitit 2009 po e mbyll me një deklarim të Kryeministrit Berisha se :”Buxheti ,me gjithë mbështetjen që u bën standardeve të arsimit,të rrogave,të rrugëve, ujsjellësve, kanalizimeve,shkon drejt konsolidimit të standardeve evropiane të domosdoshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë buxhet janë parashikuar të gjitha fondet për qytetarët shqiptarë,në këto zgjedhje,me një sistem të ri dhe me një legjislacion të ri,të votojnë të lirë si qytetarët evropianë”.

Pjesë nga fjala që deputeti i Vlorës mbajti në seancën plenare të së enjtes, në të cilën diskutohej projektbuxheti i 2009-s
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›