E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Dy parkime nentokesore ne Tirane

TIRANE – Qeveria ka vendosur t’i jape fund stermundimit te kryeqytetasve por dhe te te gjithe shqiptareve qe kane automjet dhe qe vijne ne Tirane, per te gjetut nje vend parkimi. I kthyer ne nje makth te vertete, ku per te zene nje vend duhet t’i biesh rreth e rrotull kryeqytetit disa here, Qeveria mori dje vendimin qe i hap rruge ndertimit te dy parkimeve nentokesore ne kryeqytet. Ne mbledhjen e djeshme Keshilli i Ministrave percaktoi bashkine e Tiranes si autoritetin kontraktues per dhenien me koncesion vendor te parkimit nentokesor, ne parkun “Rinia” dhe ne sheshin “Italia” prane stadiumit “Qemal Stafa”. Po keshtu qeveria vendosi edhe miratimin e bonusit prej 1 per qind te pikeve per rezultatin teknik dhe financiar, ne proceduren konkurruese perzgjedhese qe ju dha shoqerise “Tajvani” per parkimin ne parkun “ Rinia” dhe shoqerise “Gener 2” per parkimin te stadiumi kombetar i futbollit, “Qemal Stafa”. Ky vendim pritet te lehtesoje dukshem edhe trafikun ne kryeqytet, duke qene se prej vitesh gjetja e nje vendi parkimi ne kryeqytet per shoferet eshte kthyer ne nje makth te vertete.

Perzgjedhja

Parku Rinia dhe zona prane stadiumit “Qemal Stafa” jane menduar nga Bashkia e Tiranes si vendet me perfekte per te ndertuar dy parkingje te nendheshme me rreth 3 mije vende. Pas disa vitesh parashikohet qe Tirana te behet pothuaj teresisht kembesore, ku dhe ky kontingjent qytetaresh nuk do te jete me nen stresin dhe kercenimin e automjeteve. Ne kete menyre parashikohet qe ne te ardhmen ne Tirane te lejohen te kalojne vetem mjetet e emergjences dhe mjete te tjera per transportin publik. Plani Francez per rregullimin e Tiranen parashikon ndertimin e plot 12 parkingjeve, gje qe pritet te zgjidhe perfundimisht problemin e parkimit ne kryeqytet. Dy prej tyre tashme jane nje realitet te cilet priten te ndertohen, ndersa ende nuk jane te detajuara projektet per parkimet e tjera nentokesore ne kryeqytet.

Kushtet

Parkimet e reja nentokesore qe priten te ndertohen ne kryeqytet do te kene standardet me te mira te qendrave te parkimit ne cdo vendi tjeter evropian. Keto parkime jane te projektuara per te krijuar sa me shume hapesire, do te jene disa kateshe me disa hyrje dhe dalje me ashensore dhe komoditete te tjera per shoferet. Sipas perllogaritjeve te bera nga bashkia e Tiranes pritet qe ndertimi i ketyre dy parkimeve ti hape rrugen 3 mije vendeve te reja parkimi ne kryeqytet, duke perbere keshtu nje ndihme te madhe per qytetaret te cilet levizin me autoveturat e tyre cdo dite. Por nje tjeter lajm i mire per qytetaret te cilet kane nje autoveture eshte edhe ai i cili lidhet me mosndryshimin e kostos per parkim edhe gjate kohes qe keto parkime te nendheshme do te ndertohen. Kostoja pritet te jete 100 leke ne ore per zonen e qendres, 40 leke ne ore per zonat dytesore dhe 20 leke ne ore per zonat periferike.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›