E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Eshtrat e Ahmet Zogut do të prehen në Shqipëri

Qeveria shqiptare do të angazhohet për të tërhequr eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu i Parë. Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi këtë zhvillim duke theksuar gjithashtu rolin e madh të Mbretit Ahmet Zogu në ndërtimin e shtetit shqiptar falë një veprimtarie patriotike që prej shpalljes së pavarësisë. Kthimi i eshtrave të Zogut të Pare dhe familjes mbretërore, u konsiderua nga kryemsinitri si kontributi i qeverisë shqiptare për të vënë në vend figurën e tij jo pak të sulmuar dhe të mbushur me falsifikime. Por ky nuk duket të jetë i vetmi agazhim i qeverisë. Kryeministri u tha gazetarëve se do të bëhet gjithshka për të sjellë në atdhe, eshtrat e tjera të personaliteteve të kombit.
Problemi i vetëm duket të jetë me eshtrat e Fan Nolit. Kjo për shkak të kontributit të tij në ndërtimin e Kishës Ortodokse në SHBA, një vendim që siç tha kryeministri do të kërkonte dhe konsesusin e diasporës shqiptare për të cilën Noli ka shërbyer si shembull frymëzimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›