Berisha: Ka ardhur koha për euron
18/09/2009 Kreu i qeverisë u kërkoi bankierëve në konferencën e tyre të kreditojnë ekonominë
Kryeministri: Problem kursi i këmbimit. Duhet të bëhemi gati për ndryshimin
Zhvlerësimi i lekut përballë monedhës evropiane ka sjellë në vëmendjen e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, idenë e euroizimit të ekonomisë shqiptare. Kryeministri Berisha vuri theksin te rreziku konstant që i kanoset ekonomisë, duke bërë një propozim të papritur. Kjo ishte thirrje që u bëri kreu i qeverisë bankierëve në konferencën e 8-të ndërkombëtare të organizuar nga Banka e Shqipërisë. “Kursi i këmbimit është bërë një problem i madh. Ekonomitë tona janë shumë të vogla për t’i bërë ballë presioneve të euros, ndaj ne duhet të bëhemi gati për ndryshimin”, - tha Kryeministri Berisha.
Euroizimi
Ky propozim, sipas kreut të qeverisë, është një përgjigje ndaj presionit që bën monedha evropiane ndaj monedhës vendase. “Euro, duhet të jemi realist, po bëhet një problem madhor për ekonomitë tona, në mënyrë të përsëritur mendoj, jo për shkak të kursit, se ky kurs është plotësisht i pranueshëm, por fakti që kjo monedhë e mbështetur në ekonominë më të madhe të botës, siç është ekonomia e Bashkimit Evropian, bën presion mbi monedhat tona, unë mendoj se e shpejtë do të jetë dita, kur ne duhet të dorëzohemi, nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër”, - theksoi Kryeministri. Edhe pse jashtë anëtarësisë së BE-së, sipas tij, është e domosdoshme të negociohen disa marrëdhënie financiare me Bankën Qendrore Evropiane. “Kemi gjithsej 1 për qind të prodhimit të brendshëm të BE-së. Ekonomitë tona po eurizohen normal. Kjo nuk mund të them që është një gjë e keqpritur, se ky është destinacioni ynë, por kur shoh që edhe skeptikët britanikë kanë filluar të mendojnë ndryshe për euron, imagjinoni ju se ç’mund të mendojmë ne për presionet që na bën ajo”, - tha Berisha.
Situata ekonomike
Kreu i qeverisë shprehu respekt për performancën e dëshmuar gjatë këtij viti të vështirë dhe të rëndë për sistemin bankar. “Ju bëj thirrje: Të kreditoni sa më shumë! Asnjë betejë nuk fitohet pa guxim. Alfa e çdo fitoreje është guximi. Në guximin tuaj për të kredituar qëndron antidoti absolut i kësaj krize”, - tha Kryeministri. Sipas tij, kriza më shumë se çdo gjë tjetër, ishte një krizë e moralit njerëzor. “Në sektorin bankar apo postbankar ai krijoi me defektet e tij, një cunami të vërtetë. Por ajo që ishte jashtëzakonisht e gabuar, ishte diabolizimi i bankave nga qarqe të shumta, në një kohë kur janë bankat, çelësi i vërtetë i daljes nga kjo krizë”, - nënvizoi kreu i qeverisë. Ekonomia e vendit, sipas tij, është e hapur. “Shpreh nderimin më të madh Bankës së Shqipërisë dhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri, të cilët në situata mjaft delikate ia dolën të ruajnë stabilitetin, në një paskuintë, në një simbiozë me të gjithë faktorët e rëndësishëm. Sistemi bankar në Shqipëri, pas tronditjeve të para, jo të mëdha, u rivendos në kursin e besimit të plotë të investitorëve”, - tha Berisha. Kryeministri përmendi arritje të tilla si rritja prej rreth 10 për qind e të ardhurave apo një rritje ekonomike që luhatet midis 4-6 për qind sipas tremestrave. “Asnjë nga investitorët e mëdhenj nuk u tërhoq nga projektet e tij për të investuar në Shqipëri”, - tha ai. Pozitiv është fakti se Shqipëria mbetet vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë. Kështu, investimet e huaja 6-mujorin e parë u rritën me 59% në krahasim me vitin e kaluar.
BQE kundërshton
Banka Qendrore Evropiane është shprehur kundër idesë që vendet e Evropës Lindore që janë anëtarë të BE-së të përshtatin euron pa hyrë formalisht në eurozonë. Të tjerë analistë të shteteve të reja anëtare të BE-së janë të ndarë. Disa sugjerojnë se kjo ide nuk është e përshtatshme për vende me regjime të luhatshme të kurseve të këmbimit, si Polonia dhe Republika Çeke, por mund të jetë e drejtë për vende me regjime të fiksuara të kurseve të këmbimit, si shtetet baltike.
Propozimi i FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar hodhi idenë pak kohë më parë që shtetet e goditura nga kriza në Evropën Qendrore e Lindore dhe që janë pjesë e Bashkimit Evropian duhet të konsiderojnë që t’i hedhin tutje monedhat e tyre në favor të euros edhe pa hyrë formalisht në eurozonë. Eurozona do të duhet të lehtësojë rregullat e hyrjes në mënyrë që vendet të hyjnë si pothuajse anëtarë pa pasur një karrige në Bankën Qendrore Evropiane.
Analiza
“Për vendet në Bashkimin Evropian, euroizimi ofron përfitimet më të mëdha për sa i përket zgjidhjes së problemeve me borxhet në monedhë të huaj, duke hequr pasiguritë dhe duke rikthyer besimin. Pa euroizimin, adresimi i varësisë nga borxhi në monedhë të huaj do të kërkonte shkurtime masive të brendshme në disa vende”. Analistët mendojnë se propozimi mund të jetë i përshtatshëm vetëm për ato ekonomi me regjime fikse të kursit të këmbimit.
Guvernatori: Kujdes huadhënien në valutë
Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, bëri thirrje për të rritur kujdesin ndaj kredidhënies në monedhë të huaj. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i interesit për të kredituar më shumë në monedhën vendase, për të shmangur humbjet gjatë luhatjes së kursit të këmbimit. Kjo politikë kujdesi dhe vigjilence, sipas Guvernatorit Fullani, duhet të shtrihet jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin. “Mendoj se rajoni duhet të trajtojë me shumë kujdes huadhënien në monedhë të huaj. Të vendosësh një ekuilibër më të mirë midis huadhënies në monedhë kombëtare me atë në monedhë të huaj është një domosdoshmëri. Për këtë qëllim duhet të mbahet më shumë parasysh natyra e regjimit të kursit të këmbimit si dhe pamundësia e bankave qendrore të rajonit për të shërbyer si huadhënies të instancës së fundit në valutë”, - theksoi Fullani. Sipas tij, Bankat Qendrore duhet të mbështesin një rol më të fuqishëm të monedhës vendase në kredidhënien bankare. Kjo mund të arrihet duke e bërë kredidhënien në valutë më të kushtueshme për bankat, nëse ajo nuk mbështetet nga kursimet me pakicë në valutë”. Mbështetja e tepërt e bankave në burime financiare me shumicë në valutë për të mbështetur kredidhënien e shpejtë, duhet të trajtohet dhe administrohet në kohën e duhur”, - tha në fjalën e tij Fullani. Kriza, sipas tij, vërtetoi shqetësimin e ekspozimit të rajonit ndaj një grupi relativisht të vogël operatorësh bankarë me shtrirje të gjerë rajonale. Kjo pasi një goditje e bankës mëmë do të prekte një ose disa vende të rajonit.
Reformat “shpëtimtare”
Bode: Sistemi financiar
në gjendje të shëndetshme
Kriza e gjeti vendin tonë me një sistem financiar dhe sektor bankar në gjendje të shëndetshme, duke qenë të mirëkapitalizuar dhe likuide. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nënvizoi se ishin pikërisht këto zhvillime që krijuan një mbrojtje të mirë nga efektet e drejtpërdrejta të krizës financiare. “Kriza e fundit financiare ndërkombëtare që u bë më e dukshme në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, e gjeti ekonominë shqiptare në një ekspansion të qëndrueshëm disavjeçar, gjatë të cilit ishin shënuar ritme të kënaqshme të rritjes duke pasur një inflacion të ulët”, - tha në fjalën e tij Bode. Prej vitit 2005, sipas ministrit të Financave, ekonomia kishte përfituar më shumë prej reformave që synonin forcimin e zbatimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e mekanizmave ligjore të kontrollit e të përgjegjshmërisë, përmirësimin e kushteve për fillimin dhe vazhdimin e biznesit, formalizimin e ekonomisë, konsolidimin fiskal nëpërmjet politikave të përshtatshme që nxisnin mbledhjen dhe administrimin me efektiv të të ardhurave. “Biznesi dhe familjet, kishin një ekspozim të kontrollueshëm ndaj borxhit financiar”, - nënvizoi ai. Gjithsesi, rreziqet shtrihen në nivel mikro dhe në nivel makro. “Procesi i globalizimit dhe integrimit ekonomik e ka komplikuar më tej këtë çështje. Përparësitë ekonomike që lidhen me liberalizimin e lëvizjes së mallrave e të kapitalit dhe rritjen e konkurrencës e të eficiencës, shoqërohen me një sfidë në rritje për t’u mbrojtur prej rreziqeve”, - tha ministri.
Konferenca e 8-të ndërkombëtare
Leksione nga kriza për
politikat e stabilitetit monetar
Banka e Shqipërisë organizoi dje konferencën e 8-të ndërkombëtare. Tema e konferencës së këtij viti ishte më tepër në lidhje me leksionet që u ka lënë guvernatorëve në mbarë botën për sa i përket krizës ekonomike. Punimet e kësaj konference u përshëndetën nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Kjo konferencë zhvillohet në kushtet kur stabiliteti financiar qëndron në krye të agjendës së bankierëve qendrorë për të pasur një sistem bankar e financiar të shëndoshë në kohë të vështira, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm makroekonomik të një vendi. Në konferencë morën pjesë guvernatorë, zëvendësguvernatorë, përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të botës akademike ekonomike dhe financiare, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, drejtues të bankave në vend. Konferenca ka qenë e konceptuar me tre panele diskutimi, ku në dy panelet e parë të ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndërkombëtare kanë trajtuar krizën me të gjitha elementet e saj përbërëse dhe mësimet e deritanishme si dhe ndikimin që ka pasur ajo në ekonomitë e Evropës Juglindore. Paneli i tretë ka mbledhur në një tryezë të përbashkët guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit, të cilët diskutuan rreth qëndrimeve, masave dhe eksperiencave të tyre në situatën e krizës. Guvernatori Fullani shpalli më pas fituesit e konkursit “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”, për vitin 2009.
Guvernatori i Bankës Qendrore vlerëson se vendi kaloi pjesën e vështirë të krizës
Fullani: Ekonomia po rigjallërohet
Tremujorët e fundit shtuan besimin te bankat dhe rritje të kreditimit
Brikena Demiras
Shqipëria ka kaluar pjesën më të vështirë të krizës. Muajt e fundit sektori bankar ka shfaqur shenja të përmirësimit, pasi është vënë re edhe një rritje e besimit të publikut dhe bizneseve. Këto përfundime Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, i bëri të ditura gjatë punimeve të konferencës së 8-të. Pakësimi i fondeve është i pashmangshëm. Ndaj sipas tij, kriza nxjerr si domosdoshmëri hartimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta rajonale për të thithur projekte dhe linja financimi, duke zgjeruar tregun e përbashkët ballkanik.
Rekomandimet
Kjo situatë kërkon ende një bashkëpunim rajonal dhe më gjerë. “Tashmë është arritur një konsensus global që pjesa më e vështirë e krizës është kaluar. Ky është padyshim një lajm i mirë, por jo i mjaftueshëm. Politikëbërësit duhet të rivlerësojnë objektivat e politikave makroekonomike dhe financiare nga këndvështrimi i zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit”, - theksoi Guvernatori Fullani. Sipas tij, kthimi i depozitave në sistemin bankar flet për forcimin e besimit të publikut. Kredia për ekonominë ka shenja rigjallërimi dhe pozitiv është fakti se po preferohet kredidhënia në monedhë kombëtare. Sipas Fullanit, statistikat tregojnë se rimëkëmbja nga kriza ka filluar madje më shpejt sesa edhe parashikimet me optimiste. “Kriza e bën të domosdoshme ekzistencën e një institucioni ndërkombëtar, i cili duhet të kujdeset për stabilitetin financiar, në vlerësimin e rrezikut sistemik si dhe në përcaktimin e treguesve sasiorë që e matin atë”, - tha Fullani. Normat rregullative, sipas tij, duhet të jenë sa më transparente dhe të shoqërohen me praktika mbikëqyrëse e rregullative.
Ministri i Financave Ridvan Bode
“Politikat në mbështetje
të rritjes së ekonomisë”
Qeveria dhe autoritetet publike do të punojnë për të vendosur objektiva që do të ruajnë stabilitetin financiar. Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi në fjalën e tij gjatë përshëndetjes në konferencën e 8-të të organizuar nga Banka e Shqipërisë, se Qeveria do të ruajë prirjen afatmesme të konsolidimit fiskal për pjesën e mbetur të vitit dhe vitin e ardhshëm, në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e vitit 2010. “Qeveria do të ndihmohet nga koordinimi i mirë që ekziston me politikën monetare. Unë besoj që autoritetet publike do të ndërmarrin në vijim, një diskutim profesional për të përcaktuar disa objektiva të treguesve makroekonomike dhe financiare, në mënyrë që të ndërtojnë një kuadër të parashikuar veprimesh për ruajtjen e tyre, duke kontribuar kështu në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit”, - tha ministri Bode. Sipas tij, autoritetet shtetërore janë prirur të ndjekin politika ekonomike e financiare në mbështetje të rritjes së ekonomisë duke synuar të përmirësojnë kapacitetin e saj prodhuese, të rrisin produktivitetin e konkurrueshmërinë e saj, të mbështesin konkurrencën e sektorit privat, të forcojnë strukturat për të mbrojtur shtresat e popullsisë që nuk përfitojnë sa duhet nga zhvillimi i ekonomisë. Më tej, duke pranuar rreziqet që ju kanosën vendit tonë nga kriza ekonomike globale, ministri i Financave përmendi disa nga masat e marra për të zbutur efektet. “Si masë kujdesi paraprak, Qeveria e gjykoi të nevojshme të rriste fondet rezervë që parashikoheshin në ligjin e buxhetit për vitin 2009, në mënyrë që të kompensonte një rënie të mundshme të të ardhurave, si edhe të mbështeste kërkesën e brendshme nëpërmjet rritjes së pagave dhe të pensioneve, për disa grupe të popullsisë”, - tha ministri. Sipas tij, investimet publike u shtatëfishuan, ndërsa për të rritur besimin e publikut në sektorin bankar, Qeveria bashkë me Bankën e Shqipërisë rritën vlerën e garantimit të depozitave në nivelin 2.5 milionë lekë.