E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Ina Rama, te hetoje "letrat anonime"

Fatjona Mejdini
Qeveria kerkon nga Kryeprokurorja Ina Rama qe te nise hetimin per te gjitha dosjet qe jane derguar ne prokurori nga Kontrolli i Departamentit Antikorrupsion, i ngritur ketu e dy vjet me pare ne Kryeministri. Keshilltari i Kryeministrit per Antikorrupsionin, Fatbardh Kadilli, theksoi se pergjate dy viteve te qeverisjes ne Prokurorine e Pergjithshme jane derguar rreth 200 dosje per t'u hetuar, dosje te cilat jane mbushur dhe me letrat denoncuese te qytetareve, apo sic quhen rendom "letrat anonime". Te cilat per gjate vitit 2007 kane qene me te vertete te shumta, plot 13 mije letra qe nxjerrin ne pah dhe karakterin solid denoncues te shqiptareve ne vite. Por, sipas Kadillit, ndonese keto dosje te departamentit kane kohe qe jane depozituar, nga Prokuroria e Pergjithshme e drejtuar ne ate kohe nga ish-kryeprokurori Sollaku, nuk eshte kryer hetim per asnjeren prej tyre.
"Ka pasur 200 kallezime ne prokurori, vetem nga Departamenti i Kontrollit te Brendshem Antikorrupsion. Per te thene te verteten, nuk jane shqyrtuar fare. Ka pasur heshtje absolute", thekon Fatbardh Kadilli, ne lidhje me ngecjen e punes qe ka ardhur si pasoje e mosreagimit nga ana e prokurorise per keto dosje. Sipas Kadillit, per kete bilanc nuk mund te akuzohet Kryeprokurorja e re, Ina Rama, pasi pergjegjesia bie mbi ish- Prokurorin e Pergjithshem, Sollaku, qe nuk beri perpjekje per te hetuar keto denoncime te ardhura nga qytetaret. Nisur nga kjo, sipas Kadillit, Kryeprokurorja e re duhet te nise hetimin per keto dosje, duke iu pergjigjur keshtu edhe shqetesimeve te qytetareve qe kane denoncuar mes telefonatave dhe letrave ne Kryeministri.
Keshilltari i Kryeministrit per Antikorrupsionin, Kadilli, tha se kerkesa e Shqiperise per te hyre ne NATO, natyrisht qe kerkon edhe nje impenjim te madh te qeverise ne luften kunder korrupsionit. "Shqiperise i duhet goxha pune per te permiresuar indeksin ne raport me vetveten dhe ne ato momente qe do te gjykohemi per t'u bashkuar ne NATO, natyrisht do te kemi nje indeks korrupsioni per t'u vleresuar me te larte se indeksi i sotem", theksoi keshilltari antikorrupsion i Berishes. Kadilli thekson se qeveria eshte ndihmuar edhe nga programet e nderkombetareve per te luftuar korrupsionin, qe ka qene edhe prioriteti i punes se saj. Sipas tij, fakti qe Shqiperia ka fituar te drejten te marr nje mbeshtetje te dyte nga programi i Sfides se Mijevjecarit me nje vlere prej 14 milione dollaresh, do te thote se Shqiperia realisht ka punuar shume dhe ka fituar besimin se mund te luftoje korrupsionin ne vend. Por, njeheresh tregon se korrupsioni gjithsesi mbetet ne nivele shume te larta.
"Dosjet jane ne proces verifikimi"
Ka reaguar shkurt Prokuroria e Pergjithshme ne lidhje me akuzen e bere nga ana e keshilltarit te Kryeministrit per luften kunder korrupsionit, Fatbardh Kadilli, sipas te cilit jane 200 dosje te formuluara nga kallezimet e qytetareve me telefon dhe letra, te cilat jane derguar ne organin e akuzes dhe nuk eshte marre asnje mase. "Te gjitha keto ankesa, te permbledhura ne kete numer dosjesh, qe jane derguar nga Kryeministria, jane ne nje proces te imte verifikimi per te dale ne nje konkluzion ligjor, nese mund te filloje hetimi penal ndaj tyre", jane shprehur burime zyrtare brenda Prokurorise se Pergjithshme. Ne kete menyre, duket se keto dosje te Departamentit Antikorrupsion ne Kryeministri jane marre ne konsiderate nga ana e Prokurorise se Pergjithshme dhe eshte vetem ceshtje kohe per te dhene dhe nje pergjigje ligjore ndaj tyre.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›