Tradita, pacientet ushqime nga shtepia
Pavaresisht se eshte e ndaluar futja e ushqimeve te pergatitura nga familjaret per te semuret e shtruar ne spital, kjo nuk do t'i pengoje aspak qe te festojne nderrimin e viteve me te njejtat te mira qe do te kishin edhe ne tryezen familjare. Kjo sepse te afermit ndajne racionin e te semurit dhe e dergojne ate ne spital, pavaresisht se ai eshte i shtruar. Keshtu pacientet festojne Vitin e Ri, ashtu sikurse te afermit e tyre, por pa pranine e ketyre te fundit, duke u mjaftuar me urimet qe do te shkembejne me shoket e dhomes ku jane shtruar. "Mjeket dhe infermieret nuk mund te ndalojne ate cka familjaret sjellin per te afermit e tyre, dhe sidomos darken e Vitit te Ri", treguan dje dietologet. Duke qene se kjo feste cilesohet si me e festuara, behen tolerime edhe per te semuret. Por, sipas dietologeve, eshte shume e rendesishme qe edhe gjate ketyre diteve te mos abuzohet me pijet apo ushqimin, pasi mund te jene te demshme per shendetin dhe te ndikojne negativisht te semundja qe kurohet. Ndonese dietologet jane duke pergatitur ushqime speciale per naten e Vitit te Ri, pacientet perseri edhe kete vit do te preferojne ushqimet e sjella nga shtepia, nga te afermit e tyre. Por ajo qe u keshillohet eshte te mos abuzojne me pijet alkoolike, yndyrat dhe sheqernat, keto sipas semundjeve qe i shoqerojne. Kurse ajo qe mjeket keshillojne eshte perdorimi i sa me shume i zarzavateve, perimeve dhe frutave, te cilet japin me shume vitamina dhe kalori. Po keshtu edhe perdorimi i lengjeve natyrale pa esenca dhe ngjyrues.
13 mije jane letrat ankuese qe jane derguar prane Kryeministrise per vitin 2007. Ky eshte numri me i larte i letrave i ardhur prane Keshillimit te Ministrave nga qytetaret. Ne vitin 2005 u derguan ne Kryeministri vetem 3 mije letra.
200 ceshtje ka derguar pergjate dy viteve ne Prokurorine e Pergjithshme Departamenti Antikorrupsion i ngritur ne Kryeministri. Kjo shifer e larte i dedikohet bashkepunimit me qytetaret, per te denoncuar prane qeverise.
300 raste investigimi brenda 2 viteve, qe Departamenti Antikorrupsion ne Kryeministri ka trajtuar si investigim brenda ekzekutivit. Ky eshte nje numer i madh rastesh, duke u krahasuar me vitin 2005, vit ne te cilin jane investiguar vetem 3 raste.
300 eshte numri i punonjesve, ndaj te cileve eshte marre masa administrative e pushimit nga puna ne dy vitet e fundit. Pas kontrollit te Departamentit Antikorrupsion dhe letrave te popullit, jane pushuar nga e gjithe administrata.
72 raste hetimesh ka kryer Drejtoria e Parandalimit te Krimit Ekonomik ne Ministrine e Brendshme brenda 2 viteve. Keto dosje jane cuar ne prokurori dhe prej tyre jane denuar nje sere zyrtaresh te implikuar ne afera.
100 police brenda dy viteve jane denuar per vepren e shperdorimit te detyres. Ka qene sherbimi i kontrollit te brendshem ne Ministrine e Brendshme qe ka evidentuar rastet, ndaj te cilave jane dhene denime per abuzim me detyren.