E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Monti merr votebesimin

Partia e Popullit të lirisë e ish kryeministrit italian nuk ka pranuar të marrë pjesë në votëbesimin e qeberisë së Mario Montit. Partia e Berluskonit nuk ka pranuar të votojë në senat por njëkohësisht ka deklaruar se nuk do të votojë as në dhomën e deputetëve për sa i përket buxhetit të shpenzimeve rajonale dhe enteve lokale.

Në momentin që kjo konsiderohet një krizë e rëndë për qeverinë e Montit, ka ndërhyrë dhe presidenti i vendit Napolitano i cili është përpjekur të qetësojë situatën. Napolitano u ka kërkuar palëve që të bashkëpunojnë me përgjegjësi për të evituar në këtë mënyrë përshkallëzimin e krizës politike në vend.

Por pavarësisht abstenimit të Partisë së Popullti të lirisë qeveria Monti ka arritur të marrë votëbesomim me 127 vota pro, kur i mjaftonin vetëm 84 të tilla.

Nga ana e tij ish kryeministri italian Berlusconi deklaron se qeveria MOnti ka përkeqësuar kushtet e Italisë dhe është shprehur i gatshëm për të votuar sërish kundër votëbesimit nëse nuk do të pranohet kalendari elektoral i propozuar nga ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›