Imami takim me gazetaret ne Muzeun e Armeve
Kuratori Ardian Isufi na bën me dije se ky muze sjell një frymë të re. Gjithcka është konceptuar ndryshe, nga sa jemi mësuar. Këtu gërshetohet historia me modernen. Sapo vë këmbën në muze, në qendër të tij është një raketë në formë skulpture.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nga muzeu më i ri, ai i Forcave të Armatosura ka falenderuar ekipin realizues për kthimin në realitet për një kohë të shkurtër të muzeut të armëve.
“Muzeumi i FA ka një konceptim të veçantë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ky nuk është një muze historik që tregon sesi është krijuar një forcë apo dega e një force. Në pavionin e parë nëpërmjet eksponatave që kanë një vlerë të jashtëzakonshme, si pisqollat, pushkët e vjetra, topat e vjetër, gjylet etj, krijohet një përfytyrim i artizanatit shqiptarë në këtë fushë dhe gjithashtu tregohet një histori e armatimit që është përdorur në trevat shqiptare për qindra vjet” - është shprehur Imami.
Drejtori i muzeut garanton se hyrja do jetë ftuese dhe aspak ushtarake. Në të dy katet e tij ekspozohen mbi 1000 mijë objekte dhe flamuj historikë. Ndërsa në koncept janë improvizuar edhe dy dhoma; ajo me kartolina që është krijuar me një ngjyrë të kuqe shume intime, ku në ekspoze prezantohen kartolina që nga koha e Zogut dhe mjaft unike është dhoma e ushtarit që sjell frymën e kohës.
Gjithashtu u prezantuan edhe tre vepra dedikuar 100 vjetorit të pavarësisë.