Qeveria: Opozita refuzon dialogun

“Pikerisht sepse ka ekzistuar ftesa per dialog nga kjo mazhorance, pikekrisht se eshte vleresuar deshira e kesaj qeverie per te gjetur zgjidhje, atje ku eshte vendi ku jepet zgjidhje, ne Kuvendin Shqiptar, ka patur edhe nje mirebesim per te vazhduar me tej me reformat. Keto aktivitete qe bejme ne, jane vetem elemente per te krijuar panoramen e madhe te volumit te punes qe kryhet ne institucionet shqiptare sot. Fatkeqesisht nuk eshte perceptuar si i tille dhe fatkeqesisht kjo gje po mundohet te manipulohet nga nje person qe qendron ne krye te Partise Socialiste”, thekson Bregu.
Ministrja e Integrimit i beri keto komente pas prezantimit te ekipit te 58 perkthyesve shqiptare, qe pritet te nisin se shpejti punen voluminoze per perkthimin e pergjigjeve te pyetesorit qe do t’i dorezohet autoriteve shqiptare nga Komisioni Europian, nje pune, qe llogaritet ne rreth 15 mije faqe.