E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia fik reaktorin e fundit bërthamor

Japoni- Japonia ka fikur reaktorin e saj të fundit bërthamor si pjesë e angazhimit për një siguri më të lartë që prej Marsit 2011 kur tsunami shkaktoi  dëme në uzinën e Fukushima-s.

Reaktori i tretë në centralin Tomari, në prefekturen Hokaido, është mbyllur për arsye të mirëmbajtjes rutinore. Ai la Japoninë pa energji atomike për herë të parë në 40 vite.

Deri vitin e kaluar Japonia mori 30% të energjisë së saj nga ajo bërthamore. Qindra e mijëra njerëz marshuan përmes Tokios duke festuar atë që ata shpresojnë se do të jetë fundi i energjisë berthamore në Japoni.

Që nga fatkeqësia e Fukushima-s të pothuajse gjithë reaktorët e vendit kanë qënë të mbyllur për mirëmbajtje rutinë. Pasi reaktorët u dëmtuan rëndë duke stopuar sistemin e ftohjes që bëri që njerëzit të evakuohen për shkak të rrezatimit. Tanimë reaktorët duhet të përballojnë testet kundër tërmetëve dhe tsunameve dhe autoritet lokale duhet të japin pëlqimin e tyre për ndikimin në ambjent që ato të rifillojnë punën.

Por nga ana tjetër shumë ministra japonezë kanë deklaruar se Japonia do të përballet me një verë me mungesë energjie, por qeveria deri më sot nuk ka refuzuar të shkojë kundër opinionit publik. Bizneset kanë paralajmëruar ndikime të rënda në prodhim nëse reaktorët nuk rivendsoen në punë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›