E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qafë Gjashta",revoltohen dëshmitarët,nuk u pyetën

Revoltohen dëshmitaret gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të bandës së Qafe Gjashtes. Shtatë dëshmitarët të cilët u paraqitën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me masakrën e 4 marsit të vitit 1997, u revoltuan para trupit gjykues, pasi mësuan se seanca do të shtyhej për javën tjetër për shkak të mungesës së avokatëve. Sipas dëshmitarëve kanë ushëtuar nga Saranda në Tiranë për të dëshmuar prej dhjetë seancash dhe nuk po merren në pyetje nga togat e zeza. Ndërkohë ata janë shprehur se nuk do të vinë javën e ardhshme për të dhënë dëshmine e tyre.Shtatë dëshmitaret janë shprehur se nuk kanë mundësi finaciare të vinë nga Saranda në Tiranë çdo javë pasi shteti nuk ua paguan as hotelin dhe as biletat e udhetimit. Sipas njërit nga dëshmitarët, 100 mijë lekët që merr pension nuk i dalin, për të ardhur çdo javë në Tiranë pasi vetëm fjetja në hotel i kushton 30 mijë lekë. Shtatë dëshmitaret e masakres së Qafë Gjashtes kanë lënë sallën e gjyqit për të mos ardhur më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›