Qeveria: UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci

Foto: Jetmir Idrizi
(E plotësuar)
Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj procesit për rigjykimin e Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë ktheu sot në rigjykim të pjesshëm "Rastin Haradinaj".
"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellur me vëmendje procesin gjyqësor të shkallës së dytë dhe shpreh brengosje për procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se z.Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur i pafajshëm", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ritheksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit, dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës.
"Institucionet, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vete z. Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila po rikonfirmohet edhe në rastin aktual".
"Qeveria e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim në drejtësinë ndërkombëtare, duke shprehur besimin e plotë se të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat para nesh, për çka Qeveria jep garancione të duhura".
Krasniqi: UÇK s’ka bërë krime kundër njerëzimit
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë shprehur të bindur për pafajësinë e Ramush Haradinajt, të cilin sot dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës e ka ndalur në paraburgim, ndërsa rastin e tij e ka kthyer në rigjykim.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në një prononcim për Kosovapress, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pastër dhe se pjesëtarët e saj asnjëherë nuk kanë kryer krime kundër njerëzimit.
“Kam besimin, siç e kam pasur në kontinuitet, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pjesëtarët e saj, nuk kanë bërë krime ndaj njerëzimit. Andaj në këto momente, sigurisht se unë i bashkohem shqetësimeve të shumë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ish-zëdhënësi i UÇK-së.
Krasniqi ka shprehur bindjen se sikur gjykimi i Limajt, sikur gjykimi i parë i Haradinajt, ashtu edhe ky rigjykim i tij, do të rezultojë me pafajësinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
“Ne kemi besim që siç ka dalë edhe gjykimi i parë, edhe gjykimi i dytë; e kam fjalën për ‘Fatmir Limajn dhe të tjerët’ dhe ‘Ramushin dhe të tjerët’; në Tribunalin e Hagës, ku kanë dalë të pafajshëm edhe njëri edhe tjetri, shpresojmë që gjykata e Hagës do t’i vlerësojë argumentet, faktet dhe ne kemi besim në drejtësinë e kësaj gjykate”
Edhe Zyra e Presidentit të Kosovës ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në pafajësinë e kreut të AAK-së. Zëdhënësi Xhavit Beqiri, në emër të presidentit Sejdiu, ka thënë se Haradinaj në këtë rigjykim do ta dëshmojë pafajësinë e tij.
“Institucionet e Republikës së Kosovës, pra edhe presidenti Sejdiu, besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne shpresojmë që edhe rigjykimi i pjesshëm i Haradinajt do të dëshmojë pafajësinë e tij. Po ashtu, ne jemi të bindur se Haradinaj sikur edhe në gjykimin e parë, do të bashkëpunojë me këtë institucion të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, në mënyrë që t’i kontribuojë përmbylljes sa më të shpejtë të këtij procesi gjyqësor”, i ka thënë Beqiri, Kosovapress-it.
Vendimi i Tribunalit të Hagës për Haradinajn, Balajn dhe Brahimajn, ka ardhur një ditë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, nuk shohin ndonjë lidhshmëri mes vendimit të Tribunalit dhe mendimit këshillëdhënës të GJND-së.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk beson që këtu raste të kenë lidhshmëri mes vete, ngase në GJND tashmë ka përfunduar gjithçka dhe vetëm pritet vendimi final.