Qeveria amerikane padit Bankën e Amerikës

Qeveria amerikane ka paditur Bankën e Amerikës, me kërkesën për të rimarrë më shumë se 1 miliard dollarë që supozohet se kanë humbur nga shitja e mijëra kredive të rrezikshme të hipotekës.
Në padinë e saj, qeveria amerikane e akuzon Bankën e Amerikës dhe njësinë e saj Financiare në mbarë vendin se nuk ka bërë analizën e duhur të qëndrueshmërisë së kredive për shtëpi, përpara se t`i shiste hipotekat te Fannie Mae dhe Freddie Mac, agjenci këto të kontrolluara nga qeveria, që përkrahin industrinë amerikane të hipotekave.
Padia thotë se Banka i ka anashkaluar kontrollet e zakonshme për ta përshpejtuar procesin e dhënies së kredive, duke çuar në shembuj të mashtrimit dhe marrjen e shumë shtëpive, në rastet kur pronarët nuk mund t`i paguanin detyrimet e tyre.
Hipoteka të tilla “helmuese”, sipas padisë së qeverisë, kanë çuar drejt ndezjes së krizës financiare në vitin 2008.