Sudani kërkon nga KS që të dënojë sulmin e Izraelit

Sudani ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të dënojë Izraelin për një sulm ajror, në një fabrikë të armëve në Khartoum të Sudanit.
Qeveria e Izraelit deri më tani ka refuzuar të komentojë lidhur me akuzat e Sudanit për sulmin.
Ministri i mbrojtjes izraelit nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, ministri i Informacionit i Sudanit, Ahmed Belal Osman u ka thënë gazetarëve se “katër aeroplanë ushtarakë sulmuan rajonin Yarmouk dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 persona
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Sudanit në OKB, Daffa-Alla Elhag Ali Osman kërkoi që këshilli ta dënojë këtë incident, duke e quajtur “shkelje flagrante të konceptit të sigurisë dhe të paqes”.