Sot pritet miratimi i qeverisë së re të Gjeorgjisë

Parlamenti i Gjeorgjisë pritet të miratojë Bidzina Ivanishvilin si kryeministër të ri të vendit dhe udhëheqës të qeverisë së re.
Miratimi i kabinetit është më se i dukshëm, ndërsa Ivanishvili si udhëheqës i kolacionit “Ëndërra gjeorgjiane” fitoi shumicën e vendeve në parlament, 85 nga 150, në zgjedhjet e 1 tetorit.
Megjithatë, Ivanishvili gjatë ditës së djeshme, duke folur para Parlamentit, tha se ai planifikon që të heqë dorë plotësisht nga politika pas 18 mujash.
Miliarderi i kthyer në politikan tha se pas largimit, ai do të bëhet “anëtar aktiv i shoqërisë civile”.