E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria aprovon planin e veprimit për liberalizimin e vizave

PRISHTINË-Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin e Veprimit për Liberalizimin e Vizave, i cili adreson kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe të rekomandimeve të dala nga Raporti i parë vlerësues i Bashkimit Evropian për zbatimin e Udhërrëfyesit. Plani i prezantuar në mbledhjen e qeverisë sot pasdite përfshin aktivitetet që janë në përgjegjësi të të gjitha institucioneve vendore.

Qëllimi i këtij Plani është që të përmbledhë kriteret që përmban Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave dhe rekomandimet e Komisionit Evropian.

Plani përmban veprime konkrete dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzohen për monitorimin e zbatimit të kritereve.

Gjithashtu, në plan janë të identifikuara në mënyrë të qartë dhe të hollësishme institucionet përgjegjëse dhe përkrahëse, afatet kohore si dhe buxhetimi shtesë për zbatimin e këtyre kritereve dhe rekomandimeve.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›