Vrasja e komisarit të Shijakut, shtyhet sërish seanca ndaj Xhakjas
TIRANË-Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish gjyqin ndaj Ilir Xhakjas, personit të akuzuar për vrasjen e Komisarit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.
Shkak është bërë mungesa e të akuzuarit në seancë. Ndërkohë seanca tjetër u zhvillua një javë më parë, ku dëshmoi dhe vëllai i Ilir Xhakjas, Fatbardh Xhakja i cili rrëfeu ngjarjen dhe marrëdhëniet me kryekomisar Tahirajn.
Edhe në atë seancë, i akuzuari pati munguar, teksa u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtjes. Ilir Xhakja u arrestua pak ditë pas vrasjes së ish-kreut të komisariatit Adem Tahiraj në fshatin Katund Sukth.
(d.b/BalkanWeb)