E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria, asnje mase zbutjeje ndaj pabarazise ekstreme rajonale ne vend"

Partia Socialiste akuzon qeverine per masa te paefektshme ne luften kunder varferise. Sipas nensekretari per programin politik ne seline roze, Ervin Bushati nuk eshte marre asnje mase per zbutjen e pabarazive rajonale, ndersa akuzoi kryeministrin se po shpenzon parate e taksapaguesve shqiptare, per qellime elektorale. Bushati tha me tej se me ardhjen ne pushtet PS do te kujdeset per nje zhvillim ekonomik te balancuar dhe zbutjen e fenomenit te varferise. "Varferia eshte 50 % me e larte ne zonat rurale se ne qendrat urbane. Pabarazia rajonale per te ardhurat ekonomike te cdo familje eshte prezente ne nje forme ekstreme ne Shqiperi. Berisha po shpenzon parate e shqiptareve, jo te tijat, ne nje festim elektoral te pakuptimte, te deshperuar dhe te parakohshem", ka qene deklarata e djeshme e Bushatit. I cili ka nenvizuar se qeveria po risjell parada absurde suksesesh, ne vend qe te lehtesoje sadopak varferine ne vend. "Gjendja e deshperuar ben qeverine te marre keto masa te deshperuara; masa te deshperuara qe bezdisin zgjedhesit, te cilet i kuptojne lojerat elektorale te nje njeriu, qe po kapet me thonj pas pushtetit, qe po shket nen te", tha Bushati. Duke klasifikuar nivelin e varferise sipas qarqeve, ai tha se pabarazia rajonale per te ardhurat ekonomike te cdo familje eshte prezente ne nje forme ekstreme ne Shqiperi. "Varferia ne Qarkun Lezhe eshte 31 %; Ne Qarkun Kukes eshte 37 % dhe ne Qarkun Diber eshte 41 % mbi mesataren e nivelit te varferie ne vend. Qeveria nuk ka bere asgje per te ulur varferine ne qarqet e harruara prej saj; Nuk ka marre asnje mase per te zhdukur diferencat rajonale ne nivelin e varferise", argumentoi Bushati. Ai ka premtuar se Partia Socialiste nepermjet programit te saj qeverises, do te kujdeset qe zhvillimi ekonomik te jete i balancuar dhe te zbuse pabarazite rajonale qe sot vuajne zonat e renduara nga varferia dhe mungesa e nje te ardhme dinjitoze. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›